• петок, 17 април 2026

Mickoski: Mbetemi në qëndrimin për një njësi zgjedhore

Mickoski: Mbetemi në qëndrimin për një njësi zgjedhore

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se VMRO-DPMNE mbetet e qëndrimit për një njësi zgjedhore dhe votim në diasporë, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari lidhur me bisedimet në kuadër të grupit punues për Kodin Zgjedhor.

"Ne jemi për një njësi zgjedhore dhe nuk po i ndryshojmë qëndrimet tona, dhe këtë e thashë edhe në takimin e liderëve, por të ketë një prag që do ta dakordonim me partitë e tjera politike. Në atë një njësi zgjedhore, është logjike që të votojë edhe diaspora, por problemi themelor me votimin në diasporë është fakti që përfaqësi të caktuara diplomatike-konsullore (PDK) janë në një distancë të madhe dhe nuk ka shumë interes. Kjo vlen veçanërisht për kontinentin australian dhe Amerikën e Veriut. Vlerësoj që nëse do të mundnim, dhe kjo varet nga legjislacioni vendas, do të mund të hapnim qendra votimi në më shumë zona, dhe jo vetëm në PDK, në mënyrë që procesi të ishte më i suksesshëm", tha Mickoski.

Ai sqaroi se ligji duhet të rregullojë deklarimin e përkohshëm të ekstraterritorialitetit në vendet ku do të organizohet votimi dhe se kjo do të jetë vetëm për zgjedhjet. Ai shtoi se Australia e lejon këtë.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Arben Taravarit nga ASH-ja, i cili u largua nga koalicioni qeveritar, dhe kritikat e tij ndaj punës së “VLEN-it”, partnerit të koalicionit në qeveri, Mickoski tha se marrëdhëniet me “VLEN-in” janë jashtëzakonisht parimore, ndryshe nga ato me Taravarin.

"Ende nuk mund të mos habitem nga Taravari, i cili është i pikëlluar për Gjoka-biznesin, i cili e dështoi, dhe në publik shpik gjëra që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me realitetin. Përndryshe, kam komentuar shumë herë për marrëdhëniet në Qeveri dhe me partnerin tonë dhe mund të them se ato janë jashtëzakonisht parimore, ndryshe nga marrëdhëniet që kemi pasur me Taravarin.

Për rikonstruimin dhe ndryshimet e mundshme të resorëve, Mickoski përsëriti se për këtë do të diskutohet në maj ose qershor 

Kryeministri Mickoski sot mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të ekzistencës së EVN-së, punës së përkushtuar dhe investimeve në infrastrukturën energjetike. Me këtë rast, u vu në funksion trafostacionit i ri "TS Centralna". Objekti i infrastrukturës, në ndërtimin e të cilit u investuan 11 milionë euro, përfaqëson një investim strategjik për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në zonën qendrore të qytetit dhe zgjidhjen e nevojave në rritje energjetike. ls/ 

 

ФОТО: МИА

Остани поврзан