• понеделник, 06 април 2026

Mickoski: Kemi sasi të qëndrueshme të karburantit, sigurojmë nga OKTA zbritje të karburantit për një periudhë shtesë prej një muaji

Mickoski: Kemi sasi të qëndrueshme të karburantit, sigurojmë nga OKTA zbritje të karburantit për një periudhë shtesë prej një muaji

Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se kemi sasi të qëndrueshme të karburantit dhe nuk duhet të ketë asnjë shqetësim, edhe pse konsumi është rritur në baza ditore për shkak të presionit në vende të caktuara kufitare.

"Nga aspekti i sasisë jemi të qëndrueshëm, kemi sasi të mjaftueshme dhe nuk duhet të kemi asnjë shqetësim, konsumi është rritur nga 1,5 milion litra në ditë në 2 milion litra në ditë. Kemi presion nga vende të caktuara kufitare, e kemi vazhduar edhe masën për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe bizneseve", deklaroi Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" ku u lëshuan në përdorim gjashtë salla kirurgjikale tërësisht të rikonstruktuara. 

Ai përsëriti se me vendimin e djeshëm të Qeverisë është mundësuar që Komisioni Rregullator të ulë akcizën për dizelin 4 denarë për litër, ndërsa për benzinën dy denarë për litër. 

"Gjithashtu, në bisedë me OKTA-n, personalisht kam biseduar me udhëheqësinë e Hellenikc Petroleum në Athinë, por edhe me udhëheqësinë e OKTA-s këtu në Shkup, dhe arritëm të sigurojmë një periudhë shtesë për një muaj për ato tre denarë për litër dizel dhe dy denarë për benzinë. Kur e gjithë kjo të vihet në funksion, atëherë për benzinat do të kemi edhe çmime më të ulëta se ato aktuale, ndërsa për dizelin nuk duhet të kemi rritje në disa pika të caktuara të karburantit, pavarësisht se kemi një situatë serioze sfiduese në vend, por edhe kudo në botë", tha Mickoski, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve se çfarë efekti pret nga ulja e akcizave për karburantet. 

Kryeministri tha se ajo që ka për qëllim Qeveria është që të jemi faktor stabiliteti. 

"Dhe këtë po e bëjmë, ajo Maqedoni e cila dikur gjunjëzohej dhe lutej, nuk ekziston më, tani kemi një Maqedoni e cila ndihmon, nga e cila kërkohet ndihmë, që reflekton stabilitet në rajon dhe pjekuri. Kështu do të veprojmë si qeveri edhe në të ardhme dhe do ta ndjekim situatën", tha Mickoski qa/

FOTO: MIA 

 

 

Остани поврзан