• петок, 18 септември 2026

Mickoski: Armata është simbol i nderit, disiplinës dhe përkushtimit

Mickoski: Armata është simbol i nderit, disiplinës dhe përkushtimit

 Shkup, 18 gusht 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh urimi dhe shprehu mirënjohje për pjesëtarët e Armatës, duke theksuar përkushtimin, por edhe përgjegjësinë dhe profesionalizmin e tyre në kryerjen e detyrave të tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

 Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Mickoski theksoi se Armata përfaqëson shumë më tepër sesa një uniformë dhe se roli i saj është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

"Armata është shumë më tepër sesa një uniformë. Është nder, përgjegjësi, disiplinë dhe përkushtim. Është forca që qëndron pas sigurisë së shtetit dhe njerëzve që jetojnë në të",  shkroi kryeministri.

 Ai u shprehu mirënjohje  të gjithë pjesëtarëve aktivë të Armatës, eprorëve dhe personave zyrtarë, të cilët, siç theksoi, me dinjitet dhe përgjegjësi e kryejnë misionin e tyre në interes të shtetit. .

Foto: Fejsbuku i kryeministrit