Mickoski: Apeli me vendim të plotfuqishëm konstatoi se LSDM-ja ka thënë të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë
- Në politikë ka parti që konkurrojnë me ide dhe vizion dhe parti që mbijetojnë përmes shpifjeve, gënjeshtrave dhe konstruksioneve të sajuara. LSDM zgjodhi rrugën e dytë. Gjykata e Apelit, me një vendim të plotfuqishëm konfirmoi se LSDM liferoi të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë. Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM edhe formalisht përmes gjyqësorit vlerësohet si parti shpifëse, bëri të ditur në rrjetet sociale kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në politikë ka parti që konkurrojnë me ide dhe vizion dhe parti që mbijetojnë përmes shpifjeve, gënjeshtrave dhe konstruksioneve të sajuara. LSDM zgjodhi rrugën e dytë. Gjykata e Apelit, me një vendim të plotfuqishëm konfirmoi se LSDM liferoi të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë. Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM edhe formalisht përmes gjyqësorit vlerësohet si parti shpifëse, bëri të ditur në rrjetet sociale kryeministri Hristijan Mickoski.
Theksoi se ajo që paraqitej me vite si "luftë politike" sot është vërtetuar zyrtarisht si e paligjshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit.
"Ky vendim e ekspozon qartë modelin e tyre politik: në vend të argumenteve, sulme, në vend të programeve, diskreditim, në vend të përgjegjësisë, gënjeshtra të plasuara në publik me qëllim shkaktimin e dëmit. Kritika politike është legjitime dhe e nevojshme. Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk janë politikë, por abuzim i hapësirës publike. Maqedonia duhet të ecë përpara me politikë të bazuar në të vërtetën, idetë dhe përgjegjësinë, jo trillime dhe sulme personale", ka thënë Mickoski.
Ai theksoi se ky vendim "për shpifjet e qarta të LSDM-së është një shuplakë e ashpër për të gjithë zëdhënësit e tyre".
"Të njëjtët që përhapën thashetheme dhe bënë një fushatë reklamash kundër meje. LSDM zgjodhi të vazhdojë asaj rruge me gënjeshtra, shpifje dhe manipulime, duke shpresuar të luajë me ndjenjat e qytetarëve, në një situatë ku dezinformimi dhe ndjenjat që krijojnë ata janë më të shpejta se e vërteta dhe arsyeja. Ata vendosin të vazhdojnë të nënvlerësojnë popullin e tyre. Ky nuk është vetëm një vendim, por është tradhti e moralit dhe vlerave në politikë dhe një lloj i veçantë i tradhtisë ndaj popullit të tyre. Ata mendojnë se kështu do të kenë sukses. Por koha do të dëshmojë se gabohen. Dhe populli do u tregoj atyre se janë më të fortë se ata dhe se gënjeshtrat e tilla nuk do të kalojnë", ka thënë Mickoski.
Bëhet fjalë për padinë që Mickoski ngriti kundër LSDM-së për shpifje për atë që u tha në një deklaratë të datës 2 tetor 2022.
Foto: arkivi i MIA-s