• четврток, 25 декември 2025
MIA Paralajmërime MKD

22 dhjetor 2025 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi organizon pritje të Vitit të Ri për gazetarët, redaktorët dhe punonjësit e tjerë të mediatik që ndjekin dhe raportojnë për punën e dhomës ligjdhënëse. (12:00)

Shkup - Vizitë e Li Jian, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës. (Kuvend, Salla e Qeverisë/10:50)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor  (Kuvend, Salla 6/12:00)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor juridiko-ligjvënës. (Kuvend/Salla 6/12:15/13:00) 

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. (Salla "Boris Trajkovski"/12:30)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social. (Salla solemne e Qeverisë/11:00) 

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski do të mbajnë fjalim në brifingun e rregullt vjetor të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me atashetë e mbrojtjes të akredituar në vendin tonë. (Klubi i Deputetëve/10:00, mbërritja e mediave 09:40)

Shkup - Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut:

- mbërritja dhe pritja zyrtare (para MPJTJ/10:10)

- takim tet-a-tet i ministres Elisa Spiropali dhe ministrit Timço Mucunski (10:15)

- takim dypalësh ndërmjet delegacioneve të të dy ministrive (10:45)

- konferencë për shtyp për mediat (MPJTJ/11:35)

- vizitë e Kuvendit. (Salla e Komisionit Kushtetues/13:00)

Shkup -  Me rastin e vizitës zyrtare të Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, Komuna e Çairit organizon ceremoninë solemne të vendosjes së luleve tek busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. (Sheshi "Skënderbeu"/17:30)

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozinovska, do të mbajë brifing për gazetarët me rastin e Vitit të Ri. (Salla e re e shtypit e MEMBM/11:00 (pa kamera), deklaratë për shtyp/11:45) ceremonia e ndarjes së çmimeve për minatorët më të mirë (kati 8/12:00)

Shkup - Ushtrim demonstrues "Të dhurojmë buzëqeshje" për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve pranë Qendrës Klinike "Nënë Tereza" - Shkup nga ekipi për shpëtim në mal, si pjesë e Ekipit për përgjigje gjatë katastrofave i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. (Klinika për Sëmundje të Fëmijëve/12:15)

Shkup - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup organizon ceremoni solemne me rastin e 9-vjetorit të fillimit të punës së institucionit. (Teatri Shqiptar në Shkup/13:00)

Shkup -Me diskutimin "Gazetaria para një kthese" fillon festivali i 9-të i Medias në Shkup, kushtuar hyrjes së inteligjencës artificiale në media, organizuar nga Platforma për Gazetari dhe Analiza Hulumtuese - PINA.(Kotur/19:00)

 

___________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

 

 

 

Остани поврзан