• петок, 20 февруари 2026
MIA Paralajmërime MKD

20 shkurt 2026

Shkup - Seancë e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme. (Kuvendi, salla 4/10:00)

Shkup - Konferencë për mediat e ministres së Arsmit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe prof. dr, Goce Cvetanovski nga Instituti për gjuhën maqedonase "Krste Misirkov", autor i vëllimit të parë të fjalorit të parë etimologjik maqedonas. (MASH/12:00)

Shkup - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, do të marrin pjesë në fillimin e realizimit të projektit për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimin atmosferik në fshatin Llaskarcë. (fshati Llaskarcë/11:00)

Shkup - Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologjinë e Maqedonisë dhe Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup organizojnë një debat shkencor-profesional për Propozim-ligjin për falje. (Fakulteti juridik "Justiniani i Parë" në Shkup/11:00)

Ohër - Fillimi zyrtar i projektit rajonal EQUALS, iniciativë e fokusuar në reformimin dhe përmirësimin e sistemit të ndihmës juridike falas, në përputhje me standardet e Bashkimi Evropian dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë në partneritet me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe me mbështetjen e Agjencisë austriake për zhvillim (ADA). (h."Ineks Olgica"/11:00)

Kërçovë - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhje të Odës Rajonale me seli në Kërçovë. (h."Atva Rezidencë", fsh. Dobrenoc, Kërçovë/12:00)

_________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

Тагови

Остани поврзан