8 prill 2026
Shkup - "Nga padukshmëria në barazi - përfshirje e qëndrueshme dhe identitet ligjor për komunitetin rom" - aktivitet me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prilli. (Kuvend, Salla "Boris Trajkovski"/10:00)
Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 97-të, 70-të dhe 34-të. (Salla "Maqedonia"/11:00/11:20/11:40)
Prilep - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në takim me përfaqësuesit e shoqatave të mbarështuesve të deleve. (h. "Salida"/11:00, deklarata për mediat para takimit të punës)
Shkup - Kabineti i ministrit pa resor, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022–2030, Shaban Saliu do të mbajë aktivitet me rastin e shënimit të 8 Prillit - Ditës ndërkombëtare të romëve. (Restoranti Park by Ragusa Group, Parku i Qytetit/19:00)
Shkup - Këshilli i Prokurorëve publikë të RMV-së do të mbajë seancën e 42-të. (Këshilli i Prokurorëve publikë/12:00)
Shkup - Enti shtetëror i revizionit në bashkëpunim me programin ndërkombëtar OECD - SIGMA do të mbajë punëtori "Revizioni i mjedisit jetësor dhe revizioni i qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm". (Hotel "Meriot"/9:00, deklaratë për media/8:45)
Shkup - Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Ligjore në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup do të mbajë Prezantim shkencor të rezultateve të hulumtimit kushtuar faktorëve që ndikojnë në rezultatet e dobëta të nxënësve të shkollave fillore në testet ndërkombëtare, sipas metodës së të kuptuarit të leximit. (Instituti për hulumtime sociologjike dhe politike-ligjore/11:00)
Shkup - Tryezë e rrumbullakët me temë "Gatishmëria e institucioneve për t'iu përgjigjur ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit të informacionit (NHMI)", organizuar nga Instituti për studime të komunikimit. (h. "Holidej In/"10:00)
________________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*