18:00/4 gusht 2026/
Shkup - Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt për pije dhe mund të përdoret jashtëzakonisht vetëm për qëllime teknike, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski pas mbledhjes së sotme të Shtabit për Menaxhim me Kriza. Për të shpallur ujin të sigurt, do të nevojiten tre rezultate pozitive të njëpasnjëshme nga të gjitha pikat e matjes.
Shkup - Gjatë dy ditëve të ardhshme, 456 pacientë onkologjikë do të marrin ndihmë financiare, njoftoi sot në faqen e tij në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Athinë - Një thirrje për propozime për projektin me titull "Menaxhimi optimal i Liqenit të Dojranit", që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbrojtjen mjedisore të liqenit Dojran, me vlerë mbi tre milionë euro, nënshkroi zëvendësministri i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave i Greqisë, Nikos Papatanasis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Tiranë - Ambasada e SHBA-së në Tiranë kumtoi se është ratifikuar marrëveshja me Shqipërinë për kredi prej 302 milionë dollarëve amerikanë.
Ankara - Turqia sot u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të ndërmarrin masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë së lundrimit detar në Detin e Zi, pasi një dron goditi një anije turke pranë portit rus të Novorosiskut, duke plagosur rëndë tre anëtarë të ekuipazhit.
Nikozia - Nga tarifa doganore e importit prej tre eurosh për çdo produkt të blerë onlajn nga vendet e treta, të cilën Bashkimi Evropian e vendosi më 1 korrik të këtij viti, sipas zëdhënësit të Administratës Doganore të Qipros, Jorgos Konstantinu gjatë muajit korrik janë realizuar të ardhura gati dy milionë euro, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Doha - Katari, i cili po ndërmjetëson përpjekjet për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, sot akuzoi Izraelin për vonesën e zbatimit të një plani paqeje për Gazën, pasi presidenti amerikan Donald Tramp tha dje se grupi palestinez Hamas kishte rënë dakord të çarmatosej, ndërsa armata izraelite refuzoi të tërhiqej.
Madrid - Vala masive e emigrantëve ilegalë në territorin veriafrikan spanjoll Seuta javën e kaluar nuk e mompromitoi zonën evropiane të Shengenit për udhëtim pa viza, deklaroi sot ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Fernando Grande-Marlaska Gomez.
Rabat - Maroku e kishte paralajmëruar Spanjën për rreziqet e migracionit që paraqiste vendimi i fundit i gjykatës spanjolle edhe para shpërthimit të krizës në Seuta, deklaroi sot një zyrtar i lartë maroken për Frans pres. Ky pretendim u mohua më vonë nga Madridi, njoftoi DPA.
Sanë - Kryengritësit jemenas, huthët, të cilët mbështeten nga Irani, sot kumtuan se kanë sulmuar një aeroport në qytetin saudit, Naxhran.