• петок, 28 август 2026
MIA Flesh

15:00/ 26 korrik/ 2026

Shkup - Shkupi sot shënon 63 vjetorin e tërmetit katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963,  kur jetën e humbën  1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar. Tërmeti në Shkup në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit. Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rrënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kishin mbetur pa kulm mbi kokë. Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kishte dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim, ndërsa Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihmë afatgjate për qytetin e rrënuar.

Shkup– Me rastin e 63-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot vendosi lule para Monumentit të viktimave, duke u bërë homazhe viktimave në tragjedinë e 26 korrikut 1963. Me këtë rast, Gjorgjievski në Fejsbuk porositi se Shkupi ende i kujton viktimat e tërmetit që më 26 korrik 1963, në orën 5:17 të mëngjesit, mori më shumë se një mijë jetë dhe la pas shtëpi të shkatërruara dhe familje të ndara. "Vetëm për pak sekonda u shuan më shumë se një mijë jetë njerëzish, u shkatërruan shtëpi dhe u ndanë familje. Pas çdo numri, mbeti fëmija i dikujt, prindi, bashkëshorti, miku, e gjithë bota e dikujt. Sot me respekt të thellë, përulemi para kujtimit të viktimave. Dhimbja e tyre është e ngulitur në themelet e qytetit tonë, ndërsa detyrimi për të mos i harruar është i përjetshëm", theksohet në postim.

Shkup- Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe Julia Ciborovski, mbesën e urbanistit të njohur polak Adolf Ciborovski, zbuluan sot në Çarshinë e Vjetër pllakën përkujtimore kushtuar Ciborovskit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik të vitit 1963 dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e trashëgimisë historike të qytetit. Siç informojnë nga komuna Çair, në fjalën e tij, kryetari Mexhiti theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe vlerësimit të personaliteteve që kanë lënë gjurmë të përhershme në zhvillimin e Shkupit.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes profilit të tij në Fesjbuk ka bërë të ditur se po finalizohen galeritë - pjesa më e vështirë dhe më e ndërlikuar e autostradës Kërçovë - Ohër. "Dy galeri janë përfunduar plotësisht, puna intensive është duke u zhvilluar në pjesën e tretë. Së shpejti do të hapim edhe 10 kilometra të tjera të autostradës. Po ndërtojmë Maqedoninë", shkroi Nikolloski duke ndarë edhe një video të aktiviteteve ndërtimore.

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që nesër të jepet njoftim se uji në Gostivar është teknikisht i sigurt për përdorim, duke theksuar se është në vijim procesi i hiperklorimit të rrjetit të furnizimit me ujë nga ekipet e NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi"- Shkup. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore në udhëkryqin "Momin Potok", Mickoski tha se rezultatet e analizave të deritashme janë të mira dhe se situata është riparuar për një kohë të shkurtër. "Ekipet e 'Ujësjellësit'- Shkup janë në Gostivar duke punuar në hiperklorimin e instalimeve, rezultatet janë tashmë të mira, pres nesër të jepet njoftim se uji është teknikisht i sigurt për përdorim, ku në një kohë rekord prej një jave është riparuar", deklaroi Mickoski.

Shkup - Mjetet e siguruara përmes kredisë afatshkurtër nga M-NAV, MEPSO, Lotaria shtetërore dhe nga burimet vetanake të Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore (NPRRSH) do të përdoren për sevisimin e detyrimeve ndaj një banke kineze në lidhje me ndërtimin e autostradave dhe do t'u kthehen kompanive gjatë gushtit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për qëllimin e mjeteve, Mickoski theksoi se nuk është vetëm një kredi nga M-NAV. "Nuk është vetëm nga MNAV, kemi edhe mjete nga Lotaria, MEPSO dhe fondet vetanake të NPRRSH-së. Mjetet do të përdoren për të shlyer kredinë ndaj bankës kineze për autostradat dhe të njëjtat fonde do t'u kthehen kompanive në gusht", ka thënë Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore në "Momin Potok".

Shkup – Punët ndërtimore te qarkorja në Momin Potok janë realizuar 75 për qind. Punimet do të përfundojnë deri në Vitin e Ri, ndërsa pas lëshimit në përdorim seriozisht do ta ulë rrëmujën dhe do të mundësojë komunikacion të sigurt, tha sot kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski i cili bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski kreu mbikëqyrje të punëve ndërtimore.  “Para shtatë muajsh, qarkorja në stagnim të plotë, proceset ishin bllokuar dhe kishte vetëm 10 për qind shpronësim, ndërsa tani shpronësimi është zgjidhur 100 për qind. Të gjithë qytetarët janë paguar plotësisht nga Qyteti. Sot jemi në një fazë ku 75 për qind e qarkores është realizuar dhe, siç premtova, kjo pjesë do të përfundojë plotësisht deri në Vitin e Ri. Ky është një projekt kompleks që ka dy kilometra mure mbajtëse, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta. Po punohet në pesë motoçikleta, të fundit janë në fazën përfundimtare”, informoi Gjorgjievski.

Shkup - Qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse do të vazhdojmë të jemi vendi me çmimet më të ulëta sa u takon derivative, edhe pse këto janë produkte të bursës, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski. "Po e monitorojmë situatën e naftës në tregjet botërore dhe ende mbetemi vendi me çmimet më të ulëta për benzinat ​​dhe naftën në rajon. Nëse është e nevojshme, do të reagojmë në të njëjtën mënyrë siç kemi reaguar deri tani, edhe pse këto janë produkte të bursës që nuk varen nga fakti nëse dikush është një sipërmarrës më i mirë apo më i keq apo një politikan më i mirë apo më i keq", ka thënë Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore të udhëkryqit "Momin Potok", në Shkup. Ai theksoi se të gjithë blejnë naftë nga i njëjti vend, por, siç shtoi, ndryshe nga vendet e rajonit, ne kemi çmimet më të ulëta.

Shkup - Opozita është shndërruar në një shoqëri të pikëlluar dhe të pakënaqur që përhap gënjeshtra dhe histeri, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar reagimet e LSDM-së pas vendimit të UNESKO-s që Ohri ta mbajë statusin e trashëgimisë kulturore botërore. Siç vlerësoi Mickoski, opozita ndoshta është gjithashtu e trishtuar, sepse shteti nuk po falimenton, sepse ende nuk ka emigrantë dhe se më 1 shtator të gjithë nxënësit do të kenë libra shkollorë.

Shkup – Maqedonia është në mesin e shteteve të cilat nuk morën dogana shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk do të thotë se tregton pa dogana me SHBA-në, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke i komentuar informacionet në lidhje me regjimin e doganave të SHBA-së ndaj vendeve të rajonit.  Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se doganat drejt SHBA-së janë zero derisa zgjasin bisedimet, Mickoski tha se është i nevojshëm sqarim i procesit gjithëpërfshirës dhe përkujtoi ndryshimet në politikën amerikane të doganave në periudhën e kaluar. 

Shkup- Zjarri që shpërtheu në parkun pyjor Gazi Baba është vënë nën kontroll, njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali. Sipas tij, menjëherë pas njoftimit për zjarrin, QMK kontaktoi dhe u koordinua me institucionet kompetente, ndërsa Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit ndërhyri në terren. "Zjarri në Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza reagoi menjëherë, duke kontaktuar dhe koordinuar institucionet kompetente, ndërsa Brigada Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm në terren", thekson Ali. Ai informoi se personalisht ishte i pranishëm në vendngjarje për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës.

Berlin - Një automjet u përplas mbrëmë me një turmë gjatë Paradës së krenarisë në Berlin, ku një person e humbi jetën, ndërsa 16 të tjerë u lënduan, duke bërë që policia të ndërpresë ngjarjen disa orë pasi ajo filloi. Policia tha se disa nga të lënduarit kanë qenë në gjendje kritike. Zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës mjekësore kanë qenë në vendngjarje për t'u ofruar ndihmë të lënduarve. Në një postim në rrjetet sociale, policia u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të lëshojnë menjëherë ngjarjen. Sipas kumtesës, incidenti ndodhi në Parkun "Tirgarten", pranë rrugës së paradës ku disa persona u goditën. Parada u mbajt në qendër të qytetit përpara Portës së Brandenburgut, ndërsa u ndërpre në orën 22:15, me pjesëmarrësit që u nxitën të shpërndaheshin dhe të shmangnin rrugën përmes Parkut "Tirgarten".

Londër - Kryeministri britanik, Endi Barnam deklaroi sot se interesat britanike do të jenë përparësia e tij në marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Tramp. "Nuk mund të them në asnjë moment se nuk do të kem një mendim ndryshe nga ai, se nuk do më duhet të paraqes një ide ndryshe e cila është e drejtë për Britaninë", deklaroi Barnami në intervistën për "Bi-Bi-Si"-në. Kryeministri i ri britanik tha se do ta kundërshtonte publikisht Trampin nëse është e nevojshme, duke theksuar se "duhet të mbroni interesat tuaja kombëtare mbi të gjitha. Kjo është ajo që pritet prej jush nëse e bëni këtë punë siç duhet".

Hong Kong – Tajfuni Noul ka goditur pjesët jugore të Kinës, duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa goditën edhe rajonin e Hong Kongut gjatë fundjavës. Për shkak të tajfunit Noul në provincën Guangdong janë evakuuar më shumë se 715 mijë njerëz, ndërsa autoritetet kanë rritur nivelin e alarmit, derisa qindra fluturime janë anuluar. Qendra kombëtare meteorologjike e Kinës tha se tajfuni Noul arriti rreth orës 3:50 të mëngjesit sipas kohës lokale, përgjatë bregdetit të qytetit Huixhou në provincën Guangdong. Agjencia shtetërore e lajmeve "Sinhua" tha se Noul është tajfuni më i fortë që ka goditur Kinën këtë vit.

Bagdad - Vendkalimi kufitar më i madh tokësor midis Irakut dhe Kuvajtit është hapur përsëri, kumtuan autoritetet irakiane. Vendkalimi kufitar "Abdali" u mbyll përkohësisht pas një sulmi me dron të enjten i cili shkaktoi dëme materiale, por jo viktima, tha armata e Kuvajtit. Vendkalimi "Abdali" i vendosur në provincën veriore Al Xhahra të Kuvajtit është një korridor strategjik i rëndësishëm për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve. Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmit me dron.

Jerusalem – Kolonë izraelitë sot herët në mëngjes sulmuan fshatra palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, dogjën dy xhami dhe shënuan grafitë në objekte, njoftuan përfaqësues palestinezë.  Banorët dolën nga shtëpitë e tyre që të kundërshtojnë kolonët, pas çka pati konflikt të armatosur, theksuan përfaqësuesit palestinezë.  Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara dhe të Administratës Palestineze, këtë vit në dhunën në lidhje me kolonët izraelitë janë vrarë dhjetëra palestinezë, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar. 

Madrid - Real Madridi ditë më parë e ka informuar Bajernin e Munihut për qëllimin e tij për të mos prishur marrëdhëniet në lidhje me transferimin e sulmuesit Majkll Olise. Sipas insajderit, Fabricio Romano, presidenti i klubit spanjoll Florentino Perez do të donte të nënshkruante me francezin 24-vjeçar, por vetëm nëse Bajerni hap derën për negociata. Kjo nuk do të ndodhë në verën e vitit 2026. Real Madridi për momentin është i përqendruar te sulmuesi i Lajpcigut, Jan Diomande. Sipas "Sport.es", "Los Blankos" po e konsiderojnë 19-vjeçarin si një alternativë ndaj Olises dhe janë të gatshëm të paguajnë për të 100 milionë euro. Mbape gjatë Kampionatit botëror 2026 u përpoq ta bindte Olisen t'i bashkohej Real Madridit.

Riad - Sipas botimit kryesor sportiv "Ariadija" të Arabisë Saudite, klubi i Kristiano Ronaldos, Al-Nasr është në krizë të thellë financiare. Administratës i është ndaluar të nënshkruajë kontrata të reja derisa të gjendet një zgjidhje. Një nga mundësitë është shitja e një pjese të klubit. Borxhi i Al-Nasrit është afërsisht 800 milionë rialë (mbi 200 milionë dollarë). Megjithatë, pavarësisht krizës financiare, Ronaldo këmbëngul që menaxhmenti i klubit të miratojë përforcime në mënyrë që ekipi të jetë më konkurrues në luftën për trofe.