09:00 / 21 korrik / 2026
Shkup - Prokuroria i publikoi rezultatet e analizës së mostrave të ujit në Gostivar, nga të cilat konkludohet se ai është shumë i ndotur dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. Është hapur hetim kundër drejtoreshës dhe dy udhëheqësve të tjerë të NP "Komunalja" e GOstivarit, të cilët janë arrestuar. Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka nisur procedurë hetimore ndaj tre personave të arrestuar për veprën penale “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, të shkaktuara përmes ndotjes së ujit të pijshëm”.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër do ta presë presidenten e Republikës së Indisë, Drupadi Murmu, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në vend. Presidentja indiane do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e presidentes e më pas do të ketë takim kokë më kokë, takim plenar të delegacioneve të vendit dhe atyre indiane dhe konferencë të përbashkët shtypi të presidentëve. Është paraparë që presidentja e Republikës së Indisë të vendosë kurorë me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën "Shën Spas" në Shkup.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione - Komisioni për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë, Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjvënës, të cilat gjatë ditës do të mbajnë dy seanca. Në rend të ditës një pjesë e komisioneve janë disa propozim-ligje nga fusha e energjetikës, transportit, arsimit, mbrojtjes ndërkombëtare dhe të përkohshme, dhe sigurimeve. Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjetikë, me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot do të merr pjesë në konferencën për shtyp që TAV Maqedoni e organizon në Aeroportin ndërkombëtar Shkup me rastin e dhënies së aeroplanit të shtatë të aviokompanisë "Viz Er" në bazën e saj në aeroportin e Shkupit. Siç informojnë nga TAV Maqedoni, në ngjarjen, krahas Nikolloskit, fjalime do të mbajnë edhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, si dhe oficeri për zhvillim të aviolinjave në "Viz Er", Andrash Sabo.
Shkup – Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot paralajmëruan mot me diell dhe shumë të nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende e fortë, nga veriperëndimi. Temperatura pritet të lëvizë prej 12 deri 37 gradë Celsius.
Koçan/Dellçevë - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe përfaqësues të Agjencisë së Punësimit sot do të zhvillojnë takime informuese me përfaqësues të sektorit të biznesit në Koçan dhe Dellçevë, në të cilat do të prezantohet masa "Punësim dhe rritje e subjekteve juridike" nga Plani Operativ për Punësim. Takimet kanë për qëllim t'i informojnë kompanitë për mundësitë të cilat i ofron masa, kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes dhe mënyrës së aplikimit.
Dojran – Dhjetëra dunj shumëvjeçarë në dhjetëra lokacione përgjatë Dojranit të Vjetër ishin shkulur gjatë stuhisë së fuqishme me shira të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme, bubullima dhe breshër të cilat e kapluan këtë pjesë të komunës. Panjët dhe pishat e rrëzuara, akaciet dhe manat dëmtuan tendat, pajisjet urbane në plazh, disa automjete, si dhe çatinë e njërit prej dyqaneve në tregun e qytetit, njoftuan autoritetet komunale.
Berlin - Kryeministri i sapoemëruar britanik, Endi Barnam, mbrëmë në një bisedë telefonike foli me kancelarin gjerman, Fridrih Merc, gjatë së cilës të dy liderët konfirmuan qëllimin për të vazhduar bashkëpunimin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë dhe diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së Kensingtonit, kumtoi Qeveria gjermane. Bëhet fjalë për një marrëveshje dypalëshe miqësie e nënshkruar më 17 korrik nga Merc dhe kryeministri i atëhershëm britanik, Kir Starmer.
Uashington/Teheran – Shpërthime janë regjistruar sot në mëngjes në disa pjesë të Iranit, përderisa ushtria amerikane njoftoi se ka përfunduar vala e re e sulmeve ajrore ndaj caqeve përgjatë vendit. Mediat iraniane publikojnë se shpërthime janë dëgjuar në Konarek, në zonën juglindore Sistan dhe Beluxhistan, si dhe në qytetin bregdetar Çabahar në Gjirin e Omanit. Televizioni shtetëror iranian informoi edhe për sulme amerikane në afërsi të qytetit Shiraz në pjesën jugore të vendit, përderisa agjencia “Fars” njofton për shumë shpërthime në rrethin e ishullit Keshm në Ngushticën e Hormuzit dhe në afërsi të qytetit jugor Bandar Abas.
Uashington - Shtëpia e Bardhë publikoi vendosjen e taksave të reja prej 50 për qind për numër të madh të produkteve nga Kanada, me çka në mënyrë shtesë ashpërsohet kontesti tregtar mes SHBA-së dhe një nga partnerët e tyre më të mëdhenj tregtarë. Sipas përfaqësuesit tregtar amerikan, Xhejmison Grir, taksat e reja do të përfshijnë import kanadez me vlerë prej rreth 20 miliardë dollarë amerikanë. Masa duhet të hyjë në fuqi më 19 gusht, respektivisht 30 ditë pas nënshkrimit të dekretit nga ana e presidentit, Donald Tramp.
Buenos Ajres - Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se finalja e Kampionatit Botëror në vitin 2026 kundër Spanjës (0:1 pas vazhdimeve) është ndeshja e tij e fundit për kombëtaren, publikoi gazetari Hernan Kastiljo. Mesi ka luajtur në Kampionatin e tij të gjashtë botëror. Argjentinasi 39-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka pasur katër asistime në tetë ndeshje të Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë.