• петок, 28 август 2026
MIA Flesh

15:00/ 10 gusht/ 2026

Shkup - Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 4 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për 8 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbi,eve Ujnore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRE). Me vendim kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 5,81 për qind. Çmimi i ri maksimal i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të arrijë 87 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 89, ndërsa EUROSUPER BS (D-E V) për 91,5 denarë për litër. Me vendim të KRE-së çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 6 denarë për litër dhe do të jetë 92,5 denarë. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 2,881 denarë për kilogram dhe arrin çmimin 43,538 denarë.

Shkup - Takim rajonal i transportuesve nga rjaoni do të mbahet nesër në Shkup për gjerje të zgjidhjes mpër problemin me të cilin përballen transportuesit nga Ballkani Perëndimor lidhur me qëndrimin në zonën e Shengenit. Një takim i këtillë për herë të parë mbahet në vendin tonë, ndërkaq në të është paralajmëruar pjesëmarrja e kryesive të transportuesve nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. "Problemi akoma nuk është zgjidhur. Takimi mbahet për ta konstatuar agjendën e aktiviteteve tona të ardhshme", deklaroi për MIA-n Biljana Muratovska nga Asociacioni i transportuesve - MAKAMTRANS.

Shkup - Dyzet e një propozim projekte përmban lista e parë përfundimtare prioritare e propozim projekteve për investime publike, e cila u miratua nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave dhe Komitetit të Investimeve Publike. Lista, siç bën të ditur MF, përmban idetë e propozim projekteve të përgatitura dhe të kontrolluara nga iniciatori, përkatësisht institucioni që ka parashtruar, kurse më pas janë vlerësuar nga Ministria e Financave dhe janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Publike. Në listë përfshihen projekte në fushën e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, energjetikës, dixhitalizimit, si dhe projekte në fushën e bujqësisë dhe të menaxhimit të ujërave.

Shkup - Në periudhën janar - qershor të vitit 2026, operacioni ndërtimor vendor ka kryer punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë të përgjithshme prej 12,9 milionë denarë që paraqet ulje për 57 për qijnd krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Vlera e përgjithshme e punëve të kontraktuara ndërtimore jashtë vendit arrin 12.875 mijë denarë ose 76,5 për qind më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Shkup - Sot deri në orën 13 janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në vende të hapura, nga të cilat 3 janë aktive, 2 janë nën kontroll dhe 2 zjarre janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). “Zjarre aktive: Komuna e Shtipit - fshati Llakavicë (bimësi e ulët); Komuna e Makedonski Brodit - vendi i quajtur Vidush, pranë fshatit Dragov doll (bar i thatë, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre); Komuna e Negotinës - poligoni ushtarak Krivollak (bimësi e ulët)”, njofton QMK-ja. Siç shton QMK-ja, zjarret janë nën kontroll në Komunën e Kriva Pallankës - në dalje nga Kriva Pallanka (deponi); Komuna e Dellçevës - deponia e qytetit (deponi), ndërsa janë shuar zjarret në Komunën e Novacit - në rrugën përpara KME Manastir (bimësi e ulët), Komuna e Velesit - Kulla (pyll i rrallë dhe bar i thatë).

Shkup - Sipas shqyrtimit të fundit të Sistemit informativ për zjarret në Pyje e Maqedonisë - MKFFIS, prej sot, në orën 12 e 45 minuta, pothuajse i gjithë territori i vendit, me përjashtim të pjesëve më të larta të Sharës, është me indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarri.  Drejtori i QMK-së, Muhamet Ali, në një deklaratë me shkrim theksohet se, megjithëse aktualisht nuk ka zona me një indeks shumë të lartë rreziku meteorologjik nga zjarri, ende ekziston rreziku i zjarreve në hapësira të hapura, si dhe zjarreve pyjore me intensitet të lartë, në të gjithë territorin e vendit.

Shkup - Mot shumë i nxehtë me temperatura deri 40 gradë paralajmërohet për dy ditët në vijim. Edhe temperaturat e mëngjesit do të jenë të larta të cilat do të lëvizin prej 12 deri 23 gradë. Nga e enjtja paralajmërohet mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, erë të prëforcuar dhe bubullima. Kohë pas kohe proceset do të jenë në formë të stuhisë, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie për disa gradë.

Athinë- Mbi një milion udhëtarë, përkatësisht 1.100.000 persona, kanë kaluar vendkalimin kufitar Evzoni për të hyrë në Greqi që nga qershori i këtij viti, ndërsa 940.000 vizitorë e kanë lëshuar vendin në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga televizioni shtetëror grek ERT, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Numri i shtuar i automjeteve në vendkalimin kufitar Evzoni dhe pritjet disa-orëshe për të hyrë në vend kanë qenë një temë gjithnjë e më e zakonshme në mediat në Greqi ditët e fundit, të cilat kanë publikuar të dhëna, foto, madje edhe video të kolonave të automjeteve që drejtohen drejt disa prej destinacioneve turistike në pjesën veriore të vendit. "Kolona kilometrash dhe vonesa në Evzoni" - është titulli më i zakonshëm në mediat greke ditët e fundit, kurse gjatë fundjavës disa televizione patën edhe transmetime të drejtpërdrejta nga vendkalimet kufitare.

Romë– Kryeministret e Italisë dhe Danimarkës, Xhorxha Meloni dhe Mete Frederiksen, sot lëshuan një deklaratë të titulluar si “Mesazhi i përbashkët për Evropën”, në të cilën paraqesin vizionin e tyre të përbashkët për të ardhmen e kontinentit evropian, sigurinë e qytetarëve evropianë dhe nevojën për të mbrojtur vlerat evropiane dhe mënyrën evropiane të jetesës. Meloni dhe Frederiksen pranojnë se vijnë nga familje të ndryshme politike dhe me pikëpamje të ndryshme politike dhe se sigurisht nuk pajtohen për të gjitha çështjet, por theksojnë pikat e tyre të përbashkëta. “Ne të dyja jemi të vetmet gra që udhëheqim qeveritë në vendet e BE-së. Njëra prej nesh udhëheq një vend të madh në Jug, tjetra një vend të vogël në Veri, por na bashkon dëshira për ta mbrojtur Evropën”, theksojnë ato.

Bruksel – Lideri i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber, bëri thirrje për vendosje të shpejtë të qendrave për kthim të emigrantëve në Afrikë, pasi dhjetëra mijëra emigrantë hynë në territorin spanjoll Seuta.  “Seuta tregoi se bashkëpunimi i ngushtë me vendet fqinje mund të funksionojë. Maroku menjëherë i pranoi njerëzit mbrapsht. Askush nuk mund të udhëtonte më tej në zonën Shengen. Evropa duhet të ngrejë shpejt qendra kthimi në Afrikë”, shkroi Veber në një artikull për gazetën “Frankfurter Allgemajne Cajtung, raporton sot portali Politiko i Brukselit. Veberi i përsëriti propozimet e dhëna javën e kaluar nga eurokomisari për migrim, Magnus Bruner, duke theksuar se vendeve jashtë BE-së mund tu ofrohen lidhje më të afërta tregtare, bashkëpunim ekonomik dhe mundësi për emigrim të ligjshëm në këmbim për hapjen e qendrave për kthim të emigrantëve në territorin e tyre. 

Moskë - Në një sulm masiv ukrainas me dron ndaj qytetit të Nizhnekamskit në Republikën ruse të Tatarstanit u vrarë të paktën 13 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.  Shefi i Republikës së Tatarstanit, Rustam Minikhanov, shpalli një periudhë zie pas sulmit. Qeveria e tij, me seli në qytetin e Kazanit, kumtoi se 48 persona të tjerë u lënduan, transmetoi DPA. Kryetari i Nizhnekamskut, Radmir Beljaev, raportoi një sulm të madh nga dronë ukrainasë ndaj objekteve industriale dhe objektivave civile. Mediat ukrainase njoftuan se objektivi ishte një nga rafineritë më të mëdha të naftës në zonë. Shtatmadhoria në Kiev më vonë konfirmoi sulmin ndaj rafinerisë "Taneko" në Nizhnekamsk.

Teheran - Vendet e Lindjes së Mesme nuk mund të mbështeten më në pretendimet e SHBA-së se do t'u ofrojnë siguri si në të kaluarën, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagei. "Ambiciet e regjimit sionist nuk janë diçka që mund të themi se janë të fshehura. Sulmet e regjimit izraelit ndaj Libanit, Palestinës dhe Sirisë dhe kërcënimet kundër vendeve të Lindjes së Mesme tregojnë se vendet në rajon nuk mund të mbështeten në pretendimin se SHBA do t'u ofrojë atyre siguri si në të kaluarën", tha Bagei në një konferencë për shtyp. Sipas tij, pas shpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez tre vjet më parë dhe fillimit të, siç e quajti ai, gjenocidit në Rripin e Gazës, vendet e rajonit arritën në një përfundim se kush përbën kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

Manila - Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe tetë janë të zhdukur në Filipine në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga një kombinim i musoneve jugperëndimore dhe cikloneve tropikale Kuxhira dhe Delfin, raportoi Anadolu. Sipas të dhënave nga portali "GMA News Online", efektet e stuhisë u ndjenë nga gati 586,000 njerëz në nëntë rajone dhe 33 provinca. Zyra e ndihmës sekretarit për mbrojtjen civile, Lorens Mina, konfirmoi se 11 persona të tjerë u plagosën. Shkaqet e vdekjes ishin rrëshqitjet e dheut, rënia e pemëve, goditja nga rryma elektrike dhe mbytja.