• петок, 28 август 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 28 korrik/ 2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të vizitojë Komunën e Ilindenit, ku do t'i inspektojë aktivitetet e ndërtimit të stadiumit të ri, investimet në projekte infrastrukturore dhe rrjetin rrugor. Kryeministri Mickoski do të inspektojë edhe projektin për zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore të kopshtit "Goce Dellçev", ku do të japë një deklaratë për mediat.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit sot në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve është i matur. LAMM informon se frekuentim të shtuar të automjeteve ka në VK Bogorodicë, ku koha e pritjes është rreth 15 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjara për hyrje dhe dalje nga vendi.

Otavë - Një person i panjohur dje hapi zjarr ndaj Konsulaltës së SHBA-së në Toronto. Në incidentin askush nuk është lënduar, ndërsa policia po e gjurmon kryesin. Në fasadën e Konsullatës ka vrima nga plumbat, ndërsa para misionit diplomatik është gjetur gëzhojë. Në hetim është përfshirë edhe njësi kanadeze për luftë kundër terrorizmit.

Port o Prens - Këshilli zgjedhor i Haitit njoftoi se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 13 dhjetor, ndërsa raundi i dytë është caktuar më 21 shkurt të vitit të ardhshëm. Paraprakisht u planifikua që zgjedhjet presidenciale të mbahen në gusht me raund të dytë në dhjetor, por u anuluan për arsye të sigurisë.

Pekin - Janë regjistruar dy tërmete mesatare në provincën veriperëndimore kineze Qinghai këtë mëngjes. Tërmeti i parë ishte me intensitet prej 5,7 ballë, ndërsa pas 18 minutash pasoi një tjetër me magnitudë prej 5,8 ballë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se SHBA udhëheq "biseda të mira" me Iranin dhe se ekziston mundësia për marrëveshje. "Udhëheqim biseda të mira. Mendoj se ka shans të madh që diçka të ndodh, dhe nëse ndodh mirë. Nëse nuk ndodh, kthehemi në atë që e kemi bërë para dy ditësh", theksoi Trampi. Ai paralajmëroi se nëse bisedimet nuk japin rezultate Irani sërish do të sulmohet.

Uashington - Rezultatet nga anketa më e re e Rojters dhe Ipsos tregojnë se një nga tre amerikanë e mbështetë luftën me Irnain, që është niveli më i ulët prej se filloi konflikti para pesë muajve. Për shumicën e të ankjetuarve presidenti i SHBA-së, Donald Tramp nuk arriti t'i sqarojë qartë qëllimet e veta.

Paris - Futbollisti francez Kilian Mbape u ka shkruar një letër të hapur tifozëve pas Kupës së Botës të vitit 2026. Në ndeshjen për vendin e tretë, Franca humbi 4:6 ndaj Anglisë. "U kthyem në shtëpi pa trofe. Më dhemb, por nuk do t'ju gënjej. Do të jetë kështu për një kohë. Ju nuk na braktisët kurrë - as në momentet më të vështira, as kur më pak e meritonim mbështetjen tuaj. Kjo histori u shkrua nga miliona duar, jo vetëm nga njëmbëdhjetë lojtarë në fushë. Ne të gjithë ishim të bashkuar nga një pasion i përbashkët. Me krenari pranoj titullin e golashënuesit më të mirë, por me trofeun, do të kishte qenë shumë më i çmuar. Ndoshta duhej t'i kishim dhënë një fund tjetër kësaj historie", shkroi Mbape.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here e fortë, nga drejtimi veriperëndimore përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 deri në 35 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë.