12:00/19 gusht 2026
Shkup, 19 gusht 2026 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa prej tyre, tre janë ende aktive, një është nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza. QMK njofton se zjarre aktive kishte në Komunën e Studeniçanit, në rajonin e fshatit Moranë, Vrtekicë dhe Ramni Gaber, ku po digjet pyll i përzier, në Komunën e Makedonski Brodit, në vendin e quajtur Vidush, te fshati Dragov Dol dhe te fshati Lokvicë, ku po digjet vegjetacion i ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre, në Komunën e Prilepit, në fshatin Çanisht, me dy drejtime – njëri drejt fshatit Zoviq, ndërsa tjetri drejt fshatit Krushevicë, ku po digjet vegjetacion i ulët.
Tiranë, 19 gusht 2026 (MIA) – Situata me zjarret pyjore në Shqipëri tregon përmirësim të dukshëm, informon Radiotelevizioni i Shqipërisë. Sipas të dhënave më të reja zyrtare nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare Shqiptare për Mbrojtje Civile (AKMC), deri mbrëmë janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre, prej të cilave katër mbeten aktive, përderisa tre të tjerë janë nën mbikëqyrje të rreptë që të parandalohet rindezje.
Shkup, 19 gusht 2026 (MIA) - Kallëzim penal kundër dy shtetasve turq, me kërcënime kan detyruar dy qytetarë të Gostivarit për zhvatje në dëm të tyrin, njoftoi këtë mëngjes MPB-ja.
Toronto, 19 gusht 2026 (MIA) - Isak Njuton është i njohur sipas asaj që në shekullin e 17-të i ka formuluar ligjet fizike për lëvizje dhe gravitacion universal. Stiven Snobelen, drejtor i "Projekt Njuton", flet për bindjet fetare të shkencëtarit anglez dhe parashikimit të tij për fund të botës siç e njohim.
Uashington, 19 gusht 2026 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po kryen aktivitete për të vlerësuar lojalitetin e aleatëve të NATO-s para se të vendosë nëse do të zvogëlojë resurset ushtarake që i siguron për Aleancën. Siç bën të ditur "Blumberg", Shtëpia e Bardhë u ka dërguar shteteve anëtare të NATO-s një dokument me pyetje që për qëllim ka të përcaktojë nivelin e mbështetjes së tyre për politikën e Trampit.
Teheran, 19 gusht 2026 (MIA) – Irani i paralajmëroi vendet e Gjirit që të mos i japin kurrfarë ndihme ushtrisë amerikane, duke theksuar se këtë do ta vlerësojë si mbështetje e operacioneve ushtarake të Uashingtonit kundër Republikës Islamike. "Duam të paralajmërojmë: çdo ndihmë ose bashkëpunim që i jepet ushtrisë amerikane është e njëjtë me pjesëmarrjen në operacionet ushtarake të SHBA-së", deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, Ali Abdollahi.
Londër, 19 gusht 2026 (MIA) - Irani shqyrton mundësi për sulm ndaj shënjestrave amerikane në Evropë nëse presidenti amerikan Donald Tramo sërish e përshkalëzon konfliktin, publikoi Fajnenshël Tajms duke iu referuar burimeve të afërta me regjimin iranian. Dy burime deklaruan se forcat iraniane i vlerësojnë sulmet e mundshme ndaj aseteve amerikane në Evropën Juglindore, përfshirë objektet amerikane në Bullgari, dhe se Qiproja është përmendur si një objektiv i mundshëm.