MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari realizoi takim pune me drejtoreshën e Akadmeisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski, ku u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Akademia, si dhe për Ligjin e ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, i cili është në procedurë qeveritare, informojnë nga Ministria dikasteriale. Me zgjidhjen e propozuar ligjore do të krijohen kushte për funksionimin e papenguar të Akademisë, përfshirë tejkalimin e ngecjes së deritanishme dhe vazhdimin e procesit të pranimit dhe trajnimit të gjeneratës së re të dëgjuesve të Akademisë.
15:00/19 gusht/2026
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari realizoi takim pune me drejtoreshën e Akadmeisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski, ku u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Akademia, si dhe për Ligjin e ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, i cili është në procedurë qeveritare, informojnë nga Ministria dikasteriale. Me zgjidhjen e propozuar ligjore do të krijohen kushte për funksionimin e papenguar të Akademisë, përfshirë tejkalimin e ngecjes së deritanishme dhe vazhdimin e procesit të pranimit dhe trajnimit të gjeneratës së re të dëgjuesve të Akademisë.
Shkup - Duart e politikës larg arsimit, porositi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke vlerësuar se miratimi i tre ligjeve nga sfera e arsimit të lartë, të cilat janë në procedurë kuvendore, është me rëndësi për ngritjen e cilësisë së arsimit universitar dhe për përmirësimin e pozitave të institucioneve të arsimit të lartë të vendit në rang-listat ndërkombëtare. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë se asnjë universitet i Maqedonisë së Veriut nuk është gjetur në Listën më të mirë të Shangait dhe nëse zgjidhjet ligjore mund të kontribuojnë për renditje më të mirë, Janevska tha se nuk ka pritur ndryshime drastike në periudhë të shkurtë kohore.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pas mbikëqyrjes në zgjerimin e klasave të reja në kuadër të shkollës fillore "Aleksandar Makedonski" në komunën e Aerodromit tha se shkolla në Idrizovë nuk është harruar dhe se është përfshirë me planet për zgjerimin e klasave, duke i hedhur poshtë akuzat se bëhet fjalë për çështje politike. "Ajo shkollë është në grupin e shkollave ku do të zgjerohen klasat. Nuk jam e sigurt nëse kjo do të jetë nga nëntori ose në pranverë, por me siguri e di se edhe aty do të shtohen klasa", deklaroi Janevska.
Shkup – Republika e Çekisë e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet që vendi sa më shpejtë të bëhet anëtare e Unionit, porositi sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Në takimin plenar në Vilën “Ohri” Macinka theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është prioritet për Çekinë dhe se vendi është i gatshëm ta ndajë përvojën e tij nga procesi i anëtarësimit.
Ohër - Emigracioni masiv është një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e brendshme të çdo vendi, vlerësoi sot ministri çek u Punëve të Jashtme, Petr Macinka, duke theksuar se Shkupi dhe Praga kanë qasje të ngjashme ndaj kësaj çështje. Macinka në konferencën e përbashkët për shtyp në Ohër me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski theksoi se emigracioni është problem që e ka ngoditur Evropën, me ç'rast, siç tha ka qëndrim, strikt me këtë sfidë.
Ohër - Bashkimi Evropian ka interes të fuqishëm për zgjerim, e me këtë edhe intertes që pengesat e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut të mënjanohen. Çekia është e gatshme të kontribuojë në procesin e arritjs së zgjidhjes së pranueshme për Shkupin dhe Sofjen, deklaroi sot ministri çek i Punëve të Jashme, Petar Macinka, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. "Kjo më nuk është çështje dypalëshe mes Maqdonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por., në bazë të konkluzioneve të Këshillit Evropian nga viti 2022, u bë çështje shumëpalëshe. Do të thotë, më nuk është çështje vetëm e dy vendeve, por çështje e të gjitha vendeve", tha Macinka në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me ministrin e Punëve të Jahtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Ohër.
Shkup - Deri më 18 gusht, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), në vend janë regjistruar gjithsej 38 raste të etheve të Nilit Perëndimor - 36 të konfirmuara dhe dy të mundshme, nga të cilat 37 në rajonin e Shkupit dhe një në Veles. Janë regjistruar katër raste të vdekjes me formën neuroinvazive të sëmundjes. Bëhet fjalë për persona meshkuj të moshës 62 deri në 83 vjeç nga Shkupi, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Te tre persona të vdekur janë konstatuar komorbiditete, u tha në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga rastet e regjistruara - 38, 28 janë meshkuj dhe 10 janë femra.
Prilep – Fshati Çanishtë është i sigurt, nuk ekziston rrezik për të dhe për tre manastiret, informoi sot në një videodeklaratë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. “Zjarri lëviz në drejtim të fshatit Krushevicë të Mariovës. Linja është shumë e gjatë, por unë jam optimist se të paktën këtë linjë sot do ta shuajmë falë katër ‘pincgauerëve’ të Drejtorisë, si dhe ekipet të Drejtorisë të cilët janë mbështetje e zjarrfikësve nga Prilepi. Këtë krah besoj se do ta shuajmë”, shtoi Angellovi.
Shkup - Sonte me fillim në ora 20:30, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet koncert i muzikës klasike në kuadër të edicionit të 14-të të festivalit “Skena e muzikës serioze”. Festivali i cili tradicionalisht realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, këtë vit merr mbështetje edhe nga Komuna e Çairit, si pjesë e angazhimeve për pasurimin e ofertës kulturore dhe krijimin e përmbajtjeve të reja në Sheshin “Skënderbeu” dhe në Çarshi.
Shkup - Në territorin e vendit sot deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej tetë zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat katër janë aktivë, dy janë nën kontroll dhe dy janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarret janë aktive në komunat Studeniçan, Makedonski Brod, Prilep dhe Ohër. Në Komunën e Studeniçanit, zjarri po përhapet nga fshati Moranë, përmes Vërtekicës deri në Ramni Gaber, ku po digjet një pyll i përzier.
Shkup - Në Shkollën fillore ”Aleksandar Makedonski”, në “Reonski Centar” në Komunën e Aerodromit, po ndërtohen tri klasa shtesë të reja, të cilat do të mundësojnë realizimin e mësimit në një turn për të gjithë nxënësit. Investimi është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kap vlerën prej 2,2 milionë denarë dhe duhet të përfundojë për tre muaj. Sot punimet ndërtimore i mbikqyrën ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski.
Shkup - Në dy vitet e fundit, 1.010 punonjës humanitarë kanë humbur jetën në misione, qëllimi i të cilëve ishte shpëtimi i jetëve të njerëzve, shpëtimi i të gjithë njerëzve që vuajnë. Midis tyre kishte mjekë, infermierë, logjistikë,... U bëjmë apel shteteve, autoriteteve dhe vendimmarrësve që të respektojnë parimet, Konventat e Gjenevës dhe emblemën e Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara me qëllim që të bëjmë atë që kemi vendosur të bëjmë dhe të zvogëlojmë vuajtjet në botë, theksuan sot nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit me rastin e 19 gushtit - Ditës botërore të humanizmit.
Bruksel - NATO-ja është e gatshme të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi dhe çdoherë do të bëjë gjithçka që është e mundur për t'i mbrojtur anëtarët e vet, deklaroi sot zëdhënësi i NATO-s, pas raporteve se Irani mendon të sulmojë objekitva ushtarake amerikane në Evropë. "Kapacitetet tona për parandalim dhe mbrojtje janë të forta dhe efikase, siç u demonstrua këtë vit kur mbrojtja ajrore e NATO-s shkatërroi katër raketa balistike që fluturonin drejt Turqisë nga Irani”, shtoi zëdhënësi.
Shkup - Vijon periudhë e motit me diell dhe shumë të nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në ditët e fundjavës do të ketë kushte për mot të paqënduershëm lokal me të reshura të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe stuhi të izoluar me erë të fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Temperatura ditore pritet në disa vende të tejkalojë 40 gradë Celsius.