MIA Flesh
- Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar. "Aktualisht, pesë zjarre janë aktive - Komuna e Studeniçanit: fshati Moranë - fshati Vrtekicë - fshati Gaber (pyll i përzier). Komuna e Makedonski Brodit: fshati Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre). Komunat e Jegunovcit dhe Sarajit: fshati Kopance dhe fshati Tudence, me zgjerim drejt fshatit Bojanë (pyll i përzier). Komuna e Prilepit: fshati Canishte (bimësi e ulët). Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: fshati Orah, fshati Dimance dhe fshati Rugance (zjarr pyjor, në të cilin u përfshi një shtëpi)", informojnë nga QMK.
18:00/18 gusht/2026
Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar. "Aktualisht, pesë zjarre janë aktive - Komuna e Studeniçanit: fshati Moranë - fshati Vrtekicë - fshati Gaber (pyll i përzier). Komuna e Makedonski Brodit: fshati Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre). Komunat e Jegunovcit dhe Sarajit: fshati Kopance dhe fshati Tudence, me zgjerim drejt fshatit Bojanë (pyll i përzier). Komuna e Prilepit: fshati Canishte (bimësi e ulët). Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: fshati Orah, fshati Dimance dhe fshati Rugance (zjarr pyjor, në të cilin u përfshi një shtëpi)", informojnë nga QMK.
Tetovë - Parku nacional "Mali Sharr" u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve motorizuese, posaçërisht atyre me katër rrota, ta ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes nëpër rajonin malor dhe t'i respektojnë vizitorët e tjerë. Nga PN "Mali Sharr" në rrjetet sociale ndanë video në të cilën shihen shoferë të pandërgjegjshëm të mjeteve me katër rrota të cilët gjatë lëvizjes nëpër rrugët e thata krijojnë re të mëdha pluhuri.
Tiranë - Bashkimi Evropian vijon të jetë partneri kryesor i vendit në tregtinë e mallrave, duke zënë 53,6për qind të totalit të shkëmbimeve tregtare në korrik 2026, ndërsa pjesa më e madhe e eksporteve shqiptare u orientua drejt tregjeve europiane, sipas të dhënave të INSTAT. Të dhënat tregojnë se në korrik, 68,4 për qind e eksporteve shqiptare u drejtuan drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Tiranë - Policia shqiptare arrestoi në Levan, pranë Fierit, autorin kryerës të vrasjes, me plagë të shumta me thikë, të një të riu 21-vjeçar, i cili në mëngjes u gjet i vdekur në një shezlong në Ksamil. Policia njoftoi se autori i dyshuar u arrestua nga shërbimet operative të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcave "Shqiponja", në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur në rrugën Levan-Fier.
Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka nënshkruar një ligj me të cilin vendoset falje me kusht për mijëra anëtarë të Partisë militante të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si pjesë e procesit të paqes midis shtetit turk dhe militantëve. Masa u publikua sot në Gazetën Zyrtare Turke dhe do të hyjë në fuqi vetëm pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë do të konfirmojë se PKK është shpërbërë dhe çarmatosur plotësisht. Parlamenti e miratoi ligjin me shumicë të madhe javën e kaluar.
Kajro - Kryetari i Parlamentit të Ligës arabe, Mohamed al Jamahi, e dënoi ashpër hedhjen poshtë nga Izraeli të planit paqësor për Gazën dhe të planit të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili zyrtarisht ishte miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me Rezolutën 2803. Al Jamahi theksoi se hapi i këtillë i Izraelit paraqet sfidë të hapur për vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe tentim adekuat për minim të qëllimshëm të të gjitha përpjekjeve politike dhe diplomatike drejt ndërprerjes urgjente të luftës dhe zbutjes së vuajtjes së tmerrshme të popullit palestinez.
Manila - Dy nxënës humbën jetën, ndër të cilët edhe sulmuesi i cili bëri vetëvrasje, ndërsa edhe dy persona u plagosën në incidentin e armatosur që ndodhi sot në një shkollë të mesme në jug të Filipineve, njoftuan autoritetet lokale. Të shtënat ndodhën në shkollën e cila është pjesë e universitetit privat "Ateneo de Zamboanga" (Ateneo de Zamboanga) në qytetin Zamboanga. Sipas raportit të parë policor, sulmuesi - nxënës në klasën e nëntë - hyri në kampus i armatosur me pushkë dhe pistoletë, hapi zjarr ndaj nxënësve të shkollës së mesme në njërën nga klasat. Sulmuesi e vrau shokun e tij të klasës, i cili ishte një vit më i madh, ndërsa pastaj bëri vetëvrasje.
Okland - Kompania "Meta", pronare e rrjeteve sociale Fejsbuk dhe Instagram, po përballet me padi historike gjyqësore që filloi sot në gjykatën e shtetit federal amerikan të Kalifornisë, pasi që avokatët e të dy palëve i përballën argumentet rreth dëshmitarëve dhe vlerës së dëmit potencial. Koalicioni nga shtete të SHBA-së ngriti padinë në vitin 2023, dhe katër shtete - Kalifornia, Kolorado, Kentuki dhe Nju-Xhersi - u zgjodhën për të përfaqësuar të gjithë grupin në padi. Avokatët e shtetit do të kërkojnë të vërtetojnë se Meta qëllimisht i projektoi platformat e Fejsbuk dhe Instagram për të krijuar varësi tek fëmijët dhe të rinjtë, në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve shtetërore dhe federale.
Kiev - Ukraina ka marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s "Besimi baltik 2026", të mbajtura nga 3 deri më 14 gusht në Letoni, ndërsa ishin të përqendruara në operacionet luftarake kundër dronëve, njoftoi sot në Telegram, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase. Në ato manovra u mblodhën rreth 650 ushtarë, ekspertë dhe përfaqësues të industrisë nga 24 vende për të testuar teknologji të reja në kushte të ngjashme me ato të hasura në terren në Ukrainë.
Madrid - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, para ndeshjes së ekipit të tij me Malagën, foli për situatën me Hulian Alvarez. Lojtari u rikthye pas Kupës së Botës, por dëshiron të transferohet te Barcelona dhe është vazhdimisht në qendër të vëmendjes.