MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. U theksua se zbatimi i plotë i Ligjit përbën obligim ligjor dhe element thelbësor të sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe qasjes së barabartë të qytetarëve ndaj institucioneve, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Ministri Shasivari konfirmoi përcaktimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që sigurojnë respektimin e dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.
18:00/24 korrik/2026
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. U theksua se zbatimi i plotë i Ligjit përbën obligim ligjor dhe element thelbësor të sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe qasjes së barabartë të qytetarëve ndaj institucioneve, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Ministri Shasivari konfirmoi përcaktimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që sigurojnë respektimin e dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.
Shkup - Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Shoqata për Promovimin e Shkencave Natyrore "Otkritie" nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me të cilin fillon një fazë e re në promovimin, mbrojtjen dhe valorizimin e rubinit të Maqedonisë dhe të gjithë trashëgimisë gjeologjike të vendit. Memorandumi u nënshkrua nga ministrja Sanja Bozhinovska dhe kryetari i shoqatës Ilija Petkovski, duke vendosur bashkëpunim institucional, shkencor dhe profesional që synon afirmimin e gjeotrashëgimisë, pasurisë minerale dhe trashëgimisë paleontologjike të Maqedonisë.
Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të verarive që janë anëtare të shoqatës "Verat e Maqedonisë", si dhe me përfaqësues të verarive të tjera më të mëdha. Në takim, siç njofton MBPEU, u diskutua situata aktuale dhe sfidat në sektor, si dhe nevoja për një qasje të koordinuar midis institucioneve dhe industrisë së verës.
Shkup - Në kulmin e sezonit turistik veror, kur vëllimi i shërbimeve turistike dhe vëllimi i të ardhurave prej tyre tradicionalisht rriten, Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se po zbaton aktivitete të koordinuara që synojnë inkurajimin e përmbushjes vullnetare të taksave dhe sigurimin e kushteve të barabarta për kryerjen e aktiviteteve. "Në fokusin e aktiviteteve janë të ardhurat që individët gjenerojnë nga qiraja afatshkurtër e kapaciteteve akomoduese - apartamente, banesa, shtëpi pushimi, dhoma etj., si dhe aktivitete të tjera sezonale që lidhen me turizmin", njoftoi sot shërbimi për shtyp i DAP-it.
Prishtinë - Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për shkak të veprës penale "Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare" konform Kodit Penal te Republikës së Kosovës. Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shpall fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 euro.
Kiev - Të paktën dhjetë persona humbn jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me raketa balistike ruse që goditi një ekspozitë armësh pranë Kievit. Sirenat për sulm ajror u aktivizuan pas orës 11:00 sipas kohës lokale, pasi Forcat Ajrore Ukrainase raportuan se raketat ruse po fluturonin drejt Kievit. Pak minuta më vonë, kryebashkiaku i Kievit, Vitalij Kliçko, raportoi se po dëgjohen shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës.
Londër - Futbollisti anglez i Bajern Munihut, Henri Kejn, do të fillojë negociata me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për një kontratë të re. Kapiteni i Kombëtares së Anglisë ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe, siç raportoi sot BBC, drejtuesit e Bajernit duan ta mbajnë atë në ekip. Sipas të njëjtit burim, Kejn është informuar për qëllimet e klubit dhe negociatat pritet të përparojnë në javët e ardhshme.