• четврток, 25 декември 2025

MF: Thesari vazhdon me pagesën e rregullt të urdhërpagesave – paguhen subvencionet, pagat, K-15 dhe shpenzimet kapitale

MF: Thesari vazhdon me pagesën e rregullt të urdhërpagesave – paguhen subvencionet, pagat, K-15 dhe shpenzimet kapitale

Shkup, 24 dhjetor 2025, Shkup - Ministria e Financave vazhdon me pagesën dhe realizimin e rregullt të urdhëresave të dorëzuara nga shfrytëzuesit buxhetorë të cilët në përputhje me udhëzimet i dorëzuan urdhëresat deri më 15 dhjetor 2025.

"Gjatë ditëve të kaluara, përmes Thesarit u realizuan pagesat lidhur me subvencionet për naftën e gjelbër, subvencionet për blegtorinë, respektivisht delet, mjetet për korridoret 8 dhe 10 d, pagesat e dy transheve në Bankën Zhvillimore për kompanitë vendase, mjetet për mbrojtjen shëndetësore parësore dhe për urdhëresat e tjera rrjedhëse", thonë nga Ministria e Financave.

Ndër urdhërpagesat e realizuara gjatë javës së kaluar janë edhe mjetet për projektet e vetëpunësimit në suaza të Planit operativ të punësimeve, si dhe mjetet për kthimin e kontributeve në organizatat mbrojtëse.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан