Mexhiti: Pa përfshirjen e grave në vendimmarrje, zhvillimi i shoqërisë ngec
- Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026 e cila u mbajt më 4–5 prill në Çair, me temë qendrore “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti evropian”, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes, ku mbajti adresimin e tij zyrtar.
Shkup, 5 prill 2026 (MIA)- Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026 e cila u mbajt më 4–5 prill në Çair, me temë qendrore “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti evropian”, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes, ku mbajti adresimin e tij zyrtar.
Mexhiti theksoi rëndësinë thelbësore të përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Për shumë kohë, politika dhe vendimmarrja publike janë ndërtuar pa përfshirjen e perspektivës së grave. Por realiteti është i qartë: pa gratë në vendimmarrje, politika mbetet e njëanshme dhe zhvillimi i shoqërisë ngec”, u shpreh Mexhiti.
Konferenca mblodhi përfaqësuese nga vendi dhe rajoni, duke trajtuar temat e lidershipit, përfaqësimit dhe fuqizimit të grave në kontekstin evropian.