• четврток, 16 април 2026

Mexhiti: Çairi me 13 vendime të reja pune në arsim

Mexhiti: Çairi me 13 vendime të reja pune në arsim

Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të arsimit u shënua në Komunën e Çairit, ku u dhanë 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër, informon Komuna e Çairit në një kumtesë të cilën MIA e përcjell në formë integrale.

Në sallën e komunës, në prani të arsimtarëve, drejtorëve dhe përfituesve, aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke reflektuar angazhimin institucional për krijimin e kushteve më të qëndrueshme në sektorin e arsimit.

"Arsimi mbetet prioritet i vazhdueshëm për Komunën e Çairit. Me këto vendime po sigurojmë stabilitet për mësimdhënësit dhe po ndërtojmë një sistem më të qëndrueshëm, në funksion të cilësisë së arsimit dhe të ardhmes së brezave të rinj," theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Fokusi mbetet në krijimin e vendeve të sigurta të punës dhe ndërtimin e institucioneve funksionale, në shërbim të qytetarëve. 

Foto: Komuna e Çairit

Остани поврзан