• понеделник, 23 март 2026

Melania Tramp kryesoi KS të KB-së: Ndërtoni një gjenerat të ardhshëm liderësh të cilët do ta përqafojnë paqen përmes arsimit 

Melania Tramp kryesoi KS të KB-së: Ndërtoni një gjenerat të ardhshëm liderësh të cilët do ta përqafojnë paqen përmes arsimit 

Nju-Jork, 3 mars 2026 (MIA) - Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Tramp, dje u bë gruaja e parë e një lideri botëror e cila udhëheq një takim të Këshillit të Sigurimit të KB-së në Nju-Jork, njoftoi DPA. 

Shtëpia e Bardhë kumtoi se takimi i organit më të fuqishëm të KB-së u përqendrua te fëmijët, teknologjia dhe arsimi në situata konflikti.

SHBA-ja nga dje morën përsipër presidencën njëmujore me rotacion të organit më të rëndësishëm të KB-së, e cila përfshin kryesimin e takimeve. Ambasadorët e KB-së ose përfaqësuesit e qeverisë zakonisht drejtojnë takimet e organit me 15 anëtarë.

Melanija Tramp, në fjalimin e saj në seancën e KS-së të KB-së, shprehu ngushëllime për "familjet të cilët humbën heronjtë e tyre, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për liri", transmetoi agjencia gjermane.

"SHBA-ja qëndron me të gjithë fëmijët në mbarë botën. Shpresoj që paqja të jetë së shpejti e juaja", tha ajo.

Zonja e Parë tha se arsimi është thelbësore për parandalimin e konflikteve.

"Paqja e qëndrueshme do të arrihet kur njohuria dhe mirëkuptimi vlerësohen plotësisht në të gjitha shoqëritë. Vlera që i jepet arsimit nga liderët e një kombi formëson thelbin e sistemit të besimit të vendit të tyre", tha ajo.

"Një komb që e bën të shenjtë të mësuarit mbron librat e tij, gjuhën e tij, shkencën dhe matematikën e tij - mbron të ardhmen e tij. Kjo çon në diçka të fuqishme - në një mirëkuptim më të madh, gjykim moral - dhe tolerancë ndaj të tjerëve. Paqe", shtoi zonja e parë e SHBA-së.

Melanija Tramp u bëri thirrje anëtarëve të mbrojnë mësimin dhe të promovojnë qasje në arsim për të gjithë.

"Ju kërkoj të ndërtoni një gjeneratë të ardhshëm liderët të cilët do ta përqafojnë paqen përmes edukimit". rq/

 

Тагови

Остани поврзан