Mediumet në SHBA e padisin Trampin
- Dy grupe mediatike amerikane e padisin presidentin Donald Tramp për shkak të shërbimit të ri të rrjetit të tij social "Truth Social", i cili paguan deri 100.000 dollarë në muaj për qasje prioritare drejt kumtimeve të tij.
Nju-Jork, 13 gusht 2026 (MIA) - Dy grupe mediatike amerikane e padisin presidentin Donald Tramp për shkak të shërbimit të ri të rrjetit të tij social "Truth Social", i cili paguan deri 100.000 dollarë në muaj për qasje prioritare drejt kumtimeve të tij.
Padia është parashtruar në gjykatën federale në Nju-Jork nga "The Intercept" dhe "Freedom of the Press Foundation", ndërsa në të pohohet se shitja e qasjes prioritare drejt porosive të presidentit shkakton shqetësim serioz dhe ceket se është "korruptuese dhe jokushtetuese", transmeton Bi-Bi-Si.
"Trump Media and Technology Group" (TMTG) kumtoi se padia është parashtruar nga "aktivistë majtistë" të cilët dëshsirojnë ta cenzurojnë presidentin. ab/