• недела, 22 март 2026

Mediat saudite: Izraeli e vrau liderin e krahut parlamentar të Hezbollahut, Mohamed Raad

Mediat saudite: Izraeli e vrau liderin e krahut parlamentar të Hezbollahut, Mohamed Raad

Bejrut, 2 mars 2026 (MIA) – Mohamed Raad, lideri i krahut parlamentar të Hezbollahut, supozohet se është vrarë në sulmin e Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) ndaj caqeve në Liban, njoftuan sot në mëngjes stacionet televizive saudite “Al – Arabia” dhe “Al-Hadat”. 

Presidenti libanez Xhozef Aun deklaroi se lëshimi i raketave drejt Izraelit i dëmton përpjekjet për të shpëtuar Libanin nga konflikti rajonal, ndërsa korrespondentët e “Al – Arabia” njoftuan se të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore në Liban janë mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit. 

Izraeli njoftoi se sulmet kanë ndodhur si hakmarrje pasi Hezbollahu gjatë natës hodhi disa raketa drejt Izraelit verior. 

IDF njoftoi se goditën disa anëtarë të renditur lartë të Hezbollahut në Bejrut dhe “terrorist kyç i Hezbollahut” në jug të Libanit, por nuk i konfirmoi emrat. 

Komandanti i Komandës Veriore të IDF-së, gjeneral – major Rafi Millo, komentoi për sulmet. 

“Hezbollahu e zgjodhi regjimin iranian para shtetit libanez dhe filloi sulm ndaj civilëve tanë. Ishim të përgatitur – dhe ata do të paguajnë shtrenjtë”. 

“Menjëherë pas hedhjes së raketave nga Hezbollahu, siç ishte planifikuar, ne nisëm valën e parë të madhe të sulmeve në Bejrut dhe Libanin jugor, duke synuar operativë të lartë, komando dhe infrastrukturë terroriste. Ne gjithashtu po punojmë për të evakuuar civilët nga Libani jugor para sulmeve të reja", tha gjeneral - major Milo. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан