• вторник, 13 јануари 2026

Media: Trampi urdhëron plan për invazion ndaj Grenlandës, zyrtarët ushtarakë kundërshtojnë

Media: Trampi urdhëron plan për invazion ndaj Grenlandës, zyrtarët ushtarakë kundërshtojnë

Uashington, 11 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruar komandantët ushtarakë amerikanë të hartojnë plan për pushtimin e Grenlandës, por zyrtarë të lartë ushtarakë janë kundër kësaj, bën të ditur "Mejl on sandej", duke u thirrur në burime.

Burimet thonë se "skifterët" politikë rreth presidentit amerikan, të udhëhequr nga këshilltari politik Stiven Miler, janë aq të inkurajuar nga suksesi i operacionit për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro saqë duan të veprojnë shpejt për ta pushtuar Grenlandën përpara se Rusia ose Kina të ndërmarrin hapa në lidhje me ishullin e Arktikut.

Sipas burimeve, Trampi i ka kërkuar Komandës së përbashkët për Operacione speciale (JSOC) të hartojë plan për invazion ndaj Grenlandës, por komandantët janë kundër kësaj, duke pretenduar se do të ishte e paligjshme dhe se Kongresi nuk do të mbështesë një plan të tillë.

Diplomatët britanikë besojnë se Trampi është i motivuar gjithashtu nga dëshira për të shpërqendruar votuesit amerikanë nga performanca e ekonomisë amerikane para zgjedhjeve të mesit të mandatit më vonë këtë vit, pas të cilave ai mund të humb kontrollin e Kongresit ndaj demokratëve.

Por një veprim kaq dramatik do ta sjellte Trampin në konflikt me kryeministrin britanik Kir Starmer dhe do të çonte në kolaps të NATO-s, raporton "Mejl".

Foto: arkivi

 

Тагови

Остани поврзан