• понеделник, 12 јануари 2026

Mecola drejtuar popullit iranian: Ky është momenti juaj, mos hiqni dorë nga liria

Mecola drejtuar popullit iranian: Ky është momenti juaj, mos hiqni dorë nga liria

 Bruksel, 12 janar 2026 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, u ka bërë një apel të fortë qytetarëve të Iranit që të vazhdojnë protestat e tyre pavarësisht shtypjes së ashpër nga regjimi në Teheran.

"Për ato vajza, studente, burra dhe gra të guximshme në rrugë: Ky është momenti juaj", ka shkruar Mecola në rrjetin social "Iks". Ajo theksoi se regjimi që bllokon komunikimet dhe internetin në fakt po tregon se ka frikë nga populli i vet.

 Mecola u bëri thirrje udhëheqësve në Teheran që të ndryshojnë urgjentisht kursin, duke theksuar se kërkesat për liri dhe dinjitet janë legjitime.

 "Vrasjet duhet të ndalen, të pafajshmit duhet të lirohen dhe represioni duhet të marrë fund", shtoi ajo.

Kryetarja e PE-së u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të shtojnë presionin mbi Teheranin, duke thënë se Evropa ka detyrë të veprojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut.

 Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан