• понеделник, 16 март 2026

Me një minutë heshtje në orën 2 e 32 minuta, u bënë homazhe në kujtim të atyre që humbën jetën në mënyrë tragjike në zjarrin në Koçan (FOTO)

Me një minutë heshtje në orën 2 e 32 minuta, u bënë homazhe në kujtim të atyre që humbën jetën në mënyrë tragjike në zjarrin në Koçan (FOTO)

Shkup, 16 mars 2026 (MIA) – Me një minutë heshtje, saktë në orën 2 e 32 minuta, momentin i cili e ndryshoi përgjithmonë Koçanin, u bënë homazhe për ata që ndërruan jetë në mënyrë tragjike në zjarrin në diskotekën “Puls”. 

“Le të qëndrojmë së bashku në heshtje për 63 engjëjt tanë. Në orën 02:32, në momentin që ndryshoi Koçanin përgjithmonë, do të bëjmë homazhe me një minutë heshtje. Le të dëshmojë drita se nuk harrojmë. Le të flasë heshtja për dashurinë që mbetet”, theksuan nga shoqata qytetare ‘16 Mars 2025’”, e cila organizoi tubimin para diskotekës ku një vit më parë në zjarr humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 u plagosën.

Para diskotekës ishin vendosur zemra me emrat e të vdekurve. fc/

Остани поврзан