• понеделник, 06 април 2026

Me fluturim të tretë të organizuar nga EBA sonte në Shkup duhet të kthehen edhe 119 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Me fluturim të tretë të organizuar nga EBA sonte në Shkup duhet të kthehen edhe 119 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) – Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup sonte pritet të mbërrijnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të evakuuar me fluturimin e tretë të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që njëherësh përfaqëson fluturimin e pestë për evakuim nga zonat e goditura në Lindjen e Mesme. Paraprakisht ishin realizuar fluturime edhe nga Sharm el-Sheiki dhe Riadi. 

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, aeroplani duhet të fluturojë në orën 16 sipas kohës lokale, ndërsa mbërritja në Shkup është planifikuar për në orën 20:10. Për këtë fluturim janë paraqitur gjithsej 147 udhëtarë, prej të cilëve 119 janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 28 janë të huaj. 

Me këtë fluturim numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar të Maqedonisë do të rritet në 605 persona. 

Nga Ministria theksojnë se siguria e qytetarëve mbetet prioritet i lartë dhe se me evakuimin e sotëm në tërësi është plotësuar procesi i nxjerrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur interesim të kthehen në vend. 

Shtojnë se SOS -telefoni kujdestar, si dhe kontaktet në përfaqësitë diplomatike – konsullore, mbeten në dispozicion të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан