Me fluturim të tretë të organizuar nga EBA sonte në Shkup duhet të kthehen edhe 119 shtetas të Maqedonisë së Veriut
- – Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup sonte pritet të mbërrijnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të evakuuar me fluturimin e tretë të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që njëherësh përfaqëson fluturimin e pestë për evakuim nga zonat e goditura në Lindjen e Mesme. Paraprakisht ishin realizuar fluturime edhe nga Sharm el-Sheiki dhe Riadi.
Shkup, 17 mars 2026 (MIA) – Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup sonte pritet të mbërrijnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të evakuuar me fluturimin e tretë të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që njëherësh përfaqëson fluturimin e pestë për evakuim nga zonat e goditura në Lindjen e Mesme. Paraprakisht ishin realizuar fluturime edhe nga Sharm el-Sheiki dhe Riadi.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, aeroplani duhet të fluturojë në orën 16 sipas kohës lokale, ndërsa mbërritja në Shkup është planifikuar për në orën 20:10. Për këtë fluturim janë paraqitur gjithsej 147 udhëtarë, prej të cilëve 119 janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 28 janë të huaj.
Me këtë fluturim numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar të Maqedonisë do të rritet në 605 persona.
Nga Ministria theksojnë se siguria e qytetarëve mbetet prioritet i lartë dhe se me evakuimin e sotëm në tërësi është plotësuar procesi i nxjerrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur interesim të kthehen në vend.
Shtojnë se SOS -telefoni kujdestar, si dhe kontaktet në përfaqësitë diplomatike – konsullore, mbeten në dispozicion të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut. fc/
Foto: MIA