• четврток, 25 декември 2025

MBPEU: Janë paguar 335.963.096 denarë ndaj 1.211 blegtorëve

MBPEU: Janë paguar 335.963.096 denarë ndaj 1.211 blegtorëve

 Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se sot është bërë pagesa e mjeteve në shumë të përgjithshme prej 335.963.096 denarë për 1.211 blegtorë, në përputhje me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024.

 Lidhur me përfituesit të cilëve nuk u janë paguar mjetet bazuar në subvencione për vitin 2023, informojmë se nevojitet të kontaktojnë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim kryerjen e një kontrolli dhe shqyrtimi të detajuar të çdo rasti individual.

 Nga MBPEU paralajmërojnë se do të vazhdojë kujdesi për bujqit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан