Mbledhje konstituive e Asamblesë së përgjithshme të BNJVL-së dhe zgjedhja e kryesisë së re
- Asambleja e përgjithshme e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot në Shkup do ta mbajë mbledhjen konstituive.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot në Shkup do ta mbajë mbledhjen konstituive.
Siç informojnë nga institucioni, konstituimi i këtij trupi mbahet në pajtim me Statutin e BNJVL-së, në afat prej tre muajve pas zbatimit të zgjedhjeve lokale. Delegatët në këtë mbledhje do t'i zgjedhin anëtarët e Këshillit drejtues të BNJVL-së dhe të Këshillit mbikëqyrës. Në kuadër të kësaj ngjarje, anëtarët e Këshillit drejtues të BNJVL-së do të mbajnë mbledhje konstituive ku do të zgjehdin kryetarin dhe dy nënkryetarë, të cilët njëherit e prezantojnë edhe kryesinë e BNJVL-së. Më pas, kryetari i ri i BNJVL-së do t'u drejtohet delegatëve në Asamblenë e përjgithshme.
Në rend dite të kësaj mbledhje, siç theksojnë, është vënë në shqyrtim edhe Propozim-strategjia e BJVL-së për periudhën 2026-2030, ku është konstatuar vizioni dhe misioni i BNJVL-së, si dhe caqet strategjike për pesë vitet e ardhshme. Delegatët e Asamblesë do të diskutojnë edhe për Planin financiar dhe të Aksionit të BNJVL-së për vitin 2026, si dhe për sfidda të tjera aktuale, në pushtetin lokal. ab/
Foto: МIА Arkivi