• петок, 18 септември 2026

Mbledhje e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Mbledhje e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Shkup, 17 shtator 2026 (MIA) - Raporti vjetor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik për vitin 2025, do të jetë sot para anëtarëve të Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. 

Në raportin, e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, gjatë vitit 2025 në Agjenci ishin dorëzuar gjithsej 626 ankesa, të parashtruara kundër heshtjes së organeve të shkallës së parë - posedues të informacioneve, ose kundër përgjigjeve të tyre të dhëna në akte drejtuese dhe reale. 

“Plot 438 nga ankesat e paraqitura, që përfaqëson një përqindje të madhe dhe dërrmuese (69,96 për qind), i referohen dështimit të poseduesve të informatave për të vepruar sipas kërkesave për qasje në informacione me karakter publik. Kjo tregon se, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë, ‘heshtja e administratës’ mbetet një problem akut. Situata alarmante tregon burimin e vërtetë të problemit - ndërgjegjësimin dhe kuptimin e pamjaftueshëm, veçanërisht në disa nga strukturat drejtuese të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, të thelbit dhe kuptimit të së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik”, thuhet në raport.

Në raport arrihet në përfundimin se ekziston më shumë se nevojë që Agjencia ta fuqizojë angazhimin e saj aktiv pikërisht në mesin e nëpunësve administrativë dhe strukturave udhëheqëse, me qëllim që dukshëm të ndikojë në ndryshimin e mentalitetit burokratik dhe ta ulë, ndërsa në perspektivë edhe në tërësi ta eliminojë heshtjen e administratës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s