Makron për vizitë zyrtare në Japoni
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot mbërriti në Japoni për një vizitë zyrtare që synon përforcimin e lidhjeve dypalëshe në fushat e energjisë bërthamore dhe inovacionit teknologjik dhe hapësinor. Makron pritet të diskutojë edhe për luftën në Lindjen e Mesme.
Tokio, 31 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot mbërriti në Japoni për një vizitë zyrtare që synon përforcimin e lidhjeve dypalëshe në fushat e energjisë bërthamore dhe inovacionit teknologjik dhe hapësinor. Makron pritet të diskutojë edhe për luftën në Lindjen e Mesme.
Macron nesër do të zhvillojë bisedime ekonomike dhe politike me përfaqësuesit japonezë, ndërsa të enjten është parashikuar një drekë me perandorin japonez Naruhito.
Kjo është vizita e katërt e Makronit në Japoni, por e para që kur Sanae Takaiçi u bë kryeministre.
Makroni pas vizitës në Japoni do të udhëtojë për në Korenë e Jugut. rq/
Foto: EPA