Më ftohtë në Berovë minus katër gradë, temperatura më e lartë prej katër gradë është matur në Shkup - Zajçev Rid
- Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë, minus katër gradë, ndërsa më e larta në Shkup - Zajçev Rid, katër gradë.
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë, minus katër gradë, ndërsa më e larta në Shkup - Zajçev Rid, katër gradë.
Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Berovë janë matur minus katër gradë, në Hanet e Mavrovës minus dy, ndërsa minus një gradë është matur në Kodrën e Diellit, Kriva Pallankë dhe Llazaropole, zero gradë në Manastir, Tetovë dhe Krushevë; një gradë në Strumicë, Shkup-Petrovec, Prilep, Pozharanë, Veles dhe Pretor; dy gradë në Kumanovë, Ohër, Gjurishte, Kavadar dhe Gjevgjeli. Tre gradë janë matur në Viniçë, Shtip, Topolçani dhe Demir Kapi, ndërsa katër gradë në Shkup-Zajçev Rid
Lartësia e mbulesës së borës në Kodrën e Diellit arrin 51 centimetra.
Paradite moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 17 gradë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s