• вторник, 21 април 2026

Livit: SHBA-ja asnjëherë nuk ka qenë më afër arritjes së marrëveshjes me Iranin

Livit: SHBA-ja asnjëherë nuk ka qenë më afër arritjes së marrëveshjes me Iranin

Uashington, 21 prill 2026 (MIA) - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit mbrëmë deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së marrëveshjes me Iranin, edhe përkundër paqartësisë rreth mbajtjes së raundit të dytë të negociatave.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së një marrëveshjeje me të vërtetë të mirë, për dallim bga marrëveshja e tmerrshme e arritur nga Barak Obama", dekalroi Livit, duke aluduar në marrëveshjen bërthamore tëvitit 2015 që më vonë ishte anuluar nga presidenti Donald Tramp.

Livit tha se SHBA-ja është afër marrëveshjes, por shtoi se Trampi ka më shumë opsione nëse nuk arrihet marrëveshja dhe se nuk do të hamendet t'i përdorë. Ajo theksoi se presidenti edhe më parë ka treguar se i zbaton paralajmërimet e veta.

Sipas Trampit, armëpushimi i arritur mes SHBA-së dhe Iranit duhet të skadojë të mërkurën. Nëse nuk arrihet marrëveshja, ai paralajmëroi se do të urdhërojë sulme ndaj sektorit energjetik dhe infrastrukturës civile.

Ende nuk dihet nëse do të mbahet raundi i dytë i negociatave para skadimit të armëpushimit. ab/

foto/МIА arkivi

Остани поврзан