• четврток, 25 декември 2025

Lirohet benzina për dy denarë

Lirohet benzina për dy denarë

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Benzina prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës dhe i mazutit mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim u krye ulja e çmimeve të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,08 për qind. 

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 71 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 73, EURODIZEL BS (D-E V) për 66,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 65,5 denarë për litër, ndërsa Mazuti M-1 NS 32,635 denarë për kilogram. 

Nga KRRE potencojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjet e mëparshme vihet re ulje tek benzina mesatarisht për 6,021 për qind, tek dizelli për 3,929, tek vaji ekstra i lehtë për 3,168 dhe tek mazuti për 0,401 për qind. Kursi i denarit në krahasim të dollarit me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,6378 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан