• четврток, 25 декември 2025

Ligji për angazhim të punës hyn në fuqi prej 1 janarit, afaristët kërkojnë zgjerim të aktiviteteve

Ligji për angazhim të punës hyn në fuqi prej 1 janarit, afaristët kërkojnë zgjerim të aktiviteteve

Prilep, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Afaristët nga Rajoni i Pellagonisë e përshëndesin Ligjin për angazhim në punë të personave që hyn në fuqi nga 1 janari, por kërkojnë të përfshihen edhe veprimtari të tjera, përveç të angazhuarve sezonal në hotelieri, bujqësi dhe veprimtari shërbyese, ishte një prej konkludimeve në mbëedhjen e sotme të Odave rajonale ekonomike të Prilepit dhe Manastirit që u mbajt në Prilep.

Sipas Nikolla Marinoski, kryetar i Odës rajonale ekonomike të Prilepit, nevojiten punëtorë sezonal edhe në veprimtsri të tjera, ndërsa angazhimi ligjor, në vit prej 120 deri 180 ditë të zgjerohet si dhe orët e punës.

"E mirëpresim ligjin për punësimin e njerëzve që hyn në fuqi më 1 janar. Presim zbatimin e tij. Kërkuam zgjerim të aktiviteteve, sepse, pak a shumë, ka nevojë për fuqi punëtore në të gjitha aktivitetet. Ministria e Ekonomisë dhe Punës njoftoi se pas kontrolleve të para se si do të funksionojë Ligji, do të ketë mundësi të shqyrtohen këto çështje. Shpresojmë që ato do të plotësojnë nevojat e kompanive më të mëdha në mënyrë që të mund të punësojnë edhe punonjës të tillë sezonalë, por edhe të rrisin numrin e ditëve në vit, deri më tani është deri në 180 ditë angazhim vjetor, si dhe numrin e orëve në muaj. Përndryshe, një angazhim i tillë në punë është i nevojshëm në industrinë e konservimit dhe në pjesë të tjera të kapaciteteve industriale", tha Marinoski.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e hapur për bashkëpunim, por së pari të shihen efektet nga Ligji.

"Duhet të jemi të duruar. Të shohim se si do të zbatohet Ligji me këto aktivitete, dhe më tej si Qeveri dhe Ministri jemi të hapur për bashkëpunim dhe për ta zgjeruar Ligjin me aktivitete të tjera sipas nevojave të tregut të punës. Përndryshe, përfitimet janë në zvogëlimin e ekonomisë informale, gri dhe në punësimin e personave që kanë mangësi në aktivitete, në mënyrë që të mund të fitojnë të ardhura shtesë", deklaroi Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.

Drejtoria e të ardhurave publike e përshëndetë Ligjin sepse e bën mbledhjen e tatimeve efektive për financim të qëndrueshëm të mallrave dhe shërbimeve publike. Përveç kësaj, ndihmon edhe projekti pilot që do të zbatohet nga 1 janari, i cili është sistemi i faturimit elektronik.

"Përmes këtyre kontributeve shtesë me Ligjin, të cilat do të jenë simbolike, paratë që tani përdoren për të paguar punonjësit informalë zvogëlohen dhe përfaqësojnë xhiro dhe të ardhura të paregjistruara dhe pagesë më të ulët të taksave të tjera. Dhe sistemi pilot që po futet nga 1 janari për faturimin elektronik synon të zvogëlojë ekonominë në hije", tha Elena Petrova, drejtoreshë e DAP-it.

Ligji për angazhim në punë të personave përfshin fitim shtesë të studentëve, të rerzikuarve social, pensionistëve dhe personave të papunë. Do të përfshihen gjithsej rreth 17 000 persona. ab/

foto: МIА

Остани поврзан