• понеделник, 16 март 2026

Liderët evropianë e përshëndetën "shpirtin e palëkundur" të Ukrainës

Liderët evropianë e përshëndetën

Berlin, 24 shkurt 2026 (MIA) - Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme sot nderuan "shpirtin e palëkundur" të Ukrainës, katër vite pas fillimit të pushtimit nga Rusia, i cili vazhdon të shkaktojë shkatërrim dhe viktima masive.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Uadeful, në X publikoi një video-mesazh të përbashkët me ministrin francez të Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro, ministrin polak, Radosłav Sikorski, dhe homologun e tyre ukrainas, Andrij Sibiha, për të shprehur mbështetjen e vazhdueshme evropiane për Kievin në përvjetorin e luftës, e cila filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

"Katër vite guxim. Katër vite sakrificë. Katër vite shpirt i palëkundur. Katër vite mbrojtje e lirisë", u shprehën ministrat në mesazh. 

"Për ne. Për ju. Për Ukrainën. Për Evropën. Qëndrojmë pas jush sa të nevojitet", theksojnë diplomatët evropianë. qa/

Остани поврзан