• петок, 20 февруари 2026

Liderët botërore shprehin ngushëllime pas të shtënave vdekjeprurëse në Kanada, personi ka qenë person transgjinor

Liderët botërore shprehin ngushëllime pas të shtënave vdekjeprurëse në Kanada, personi ka qenë person transgjinor

Toronto, 11 shkurt 2026 (MIA) - Liderët ndërkombëtarë kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti deri në Kanada pas të shënave vdekjeprurëse në shkollën e mesme në qytetin Tambler Rixh, ku kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar.

Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se Franca "qëndron me popullin kanadez".

"Terrori ka goditur një shkollë në Tambler Rixh, Kanada. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të plagosurit dhe të gjithë komunitetin arsimor", tha Makron në një postim në rrjetin social Iks.

Kryeministri australian Entini Albaneze tha se ishte "i tronditur" dhe "i trishtuar" nga lajmi i sulmit.

"Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë kanadezët e prekur nga kjo ngjarje e tmerrshme", tha ai.

Kancelari gjerman Fridrih Merc tha se ishte "thellësisht i tronditur" nga të shtënat.

"Mendimet tona janë me njerëzit e Tambler Rixh, ndërsa ata vajtojnë humbjen e familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre. U uroj të plagosurve shërim të shpejtë", tha Merc.

Një të shtënë në një shkollë të mesme në qytetin Tambler Rixhe, Kolumbia Britanike, la dhjetë persona të vdekur, përfshirë autorin e sulmit, dhe të paktën 25 të plagosur.

Banorët e Tambler Rixh e identifikuan autorin e sulmit si personin transgjinor 18-vjeçar dhe ish-nxënës në shkollë, Xhesi Streng.

Policia tha se personi i armatosur u gjet i vdekur në vendngjarje me lëndime të vetëshkaktuara, raportoi "Uestern Standard".

Sipas banorëve vendas që folën me median, Streng dyshohet se vrau nënën dhe vëllain e tij më të vogël, të cilët ishin të njohur në komunitet, përpara se të mbërrinte në shkollë. mb/

Foto: Iks

Остани поврзан