Liderët evropianë e përshëndetën "shpirtin e palëkundur" të Ukrainës
- Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme sot nderuan "shpirtin e palëkundur" të Ukrainës, katër vite pas fillimit të pushtimit nga Rusia, i cili vazhdon të shkaktojë shkatërrim dhe viktima masive.
Berlin, 24 shkurt 2026 (MIA) - Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme sot nderuan "shpirtin e palëkundur" të Ukrainës, katër vite pas fillimit të pushtimit nga Rusia, i cili vazhdon të shkaktojë shkatërrim dhe viktima masive.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Uadeful, në X publikoi një video-mesazh të përbashkët me ministrin francez të Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro, ministrin polak, Radosłav Sikorski, dhe homologun e tyre ukrainas, Andrij Sibiha, për të shprehur mbështetjen e vazhdueshme evropiane për Kievin në përvjetorin e luftës, e cila filloi më 24 shkurt të vitit 2022.
"Katër vite guxim. Katër vite sakrificë. Katër vite shpirt i palëkundur. Katër vite mbrojtje e lirisë", u shprehën ministrat në mesazh.
"Për ne. Për ju. Për Ukrainën. Për Evropën. Qëndrojmë pas jush sa të nevojitet", theksojnë diplomatët evropianë. qa/
4 years of bravery.
— Johann Wadephul (@AussenMinDE) February 24, 2026
4 years of sacrifice.
4 years of unbreakable spirit.
4 years of defending freedom.
For us. For you. For #Ukraine. For Europe.
We 🇩🇪🇫🇷🇵🇱 stand behind you 🇺🇦 - as long as it takes. pic.twitter.com/zQJyjQ3DqX