Liderët e BE-së shprehin solidaritet me Danimarën dhe Grenlandën pas deklaratave të Landrit
- Plotësisht solidarizohemi me Danimarkën dhe me popullin e Grenlanëds, potencoi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Usurlla Fon der Lajen në një publikim identik në Iks, në reagim të deklaratës së përfaqësuesit të sapoemëruar amerikan për Grenlandën, Xhef Landri se është "i nderuar që i shërben Groenlandës të bëhet pjesë e SHBA-së".
Bruksel, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Plotësisht solidarizohemi me Danimarkën dhe me popullin e Grenlanëds, potencoi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Usurlla Fon der Lajen në një publikim identik në Iks, në reagim të deklaratës së përfaqësuesit të sapoemëruar amerikan për Grenlandën, Xhef Landri se është "i nderuar që i shërben Groenlandës të bëhet pjesë e SHBA-së".
"Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare. Këto parime janë me rëndësi thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për vendet në mbarë botën", theksoi Koshta dhe Fon der Lajen në publikim.
Sipas tyre, siguria në rajonin e Arktikut mbetet përparësi kyçe për Bashkimin Evropian, i cili përpiqet të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët për këtë qëllim.
Në një reagim të veçantë, gjithashtu në Iks, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, potencoi se Grenlandës është një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës dhe për secilin ndryshim në atë status mund të vendoset vetëm nga grenlandezët dhe danezët.
"Presim që të gjithë partnerët tanë të respektojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial dhe t'u përmbahen detyrimeve të tyre ndërkombëtare, të garantuara, mes tjerash, në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, theksoi Kallas, duke shprehur solidaritet me Danimarkën dhe Grenlandën. rq/
Foto: Fejsbuk