• четврток, 25 декември 2025

Lavrov për sanksionet kundër Rusisë: Për çdo veprim ka një reagim

Lavrov për sanksionet kundër Rusisë: Për çdo veprim ka një reagim

Moskë, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, duke komentuar vendosjen e sanksioneve nga vendet perëndimore kundër Rusisë, deklaroi mbrëmë se “për çdo veprim ka një reagim”.

“Jeta përgjatë shekujve ka vërtetuar se për çdo veprim ka një reagim”, tha Lavrov gjatë seancës plenare në takimin ministror të Forumit të Partneritetit Rusi-Afrikë, transmeton "Izvestia".

Ai theksoi se Rusia preferon të përqendrohet në koordinimin e mekanizmave funksionalë dhe efikasë që do të ndihmojnë në sigurimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike dhe do t'i bëjnë ato të pavarura nga ata që "shkelin të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare" dhe "i drejtohen shantazhit dhe presionit".

Një ditë më parë, kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, kumtoi se pjesëmarrësit në samitin e Bashkimit Evropian kanë vendosur të zgjasin sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj. Sipas tij, në samitin e BE-së është vendosur të udhëzohet Komisioni Evropian që të vazhdojë punën për "kredinë e dëmshpërblimeve" për Kievin duke përdorur asetet e ngrira ruse. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан