Lavrov: Ku janë dëshmitë se Irani po zhvillon armë bërthamore
- Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov sot deklaroi se Moska ende nuk ka marrë kurrfarë provash se Irani po zhvillon armë bërthamore, njoftuan mediumet brtitanike.
Moskë, 3 mars 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov sot deklaroi se Moska ende nuk ka marrë kurrfarë provash se Irani po zhvillon armë bërthamore, njoftuan mediumet brtitanike.
"Deri tani nuk pamë prova se Irani po zhvillon armë bërthamore, e ky ishte sqarimi kryesor, nëse jo i vetëm për luftën", tha Lavrov, i cituar nga mediumet ruse.
Ministri, po ashtu, tha se tani ka konfirmim të drejtpërdrejtë nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore se Irani "nuk ka prodhuar, as nuk ka tentuar të prodhojë armë bërthamore".
Ndërkohë, ANEB sot konfirmoi se paradokoe ka pasur dëmtime të objekteve në hyrje të instalacionit nëntokësor iranian për pasurimin e uraniumit në Natanz. bsh/
Foto: MIA arkiv