Larixhani: Trampi e ka shtyrë Lindjen e Mesme në kaos me fantazitë dhe iluzionet e tij
- Sekretari i këshillit suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani, sot deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp e ka shtyrë rajonin e Lindjes së Mesme në kaos me "fantazitë dhe iluzionet" e tij dhe se "tani ka frikë nga viktima më të mëdha midis ushtarëve amerikanë".
Teheran, 2 mars 2026 (MIA) - Sekretari i këshillit suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani, sot deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp e ka shtyrë rajonin e Lindjes së Mesme në kaos me "fantazitë dhe iluzionet" e tij dhe se "tani ka frikë nga viktima më të mëdha midis ushtarëve amerikanë".
"Përmes veprimeve të tij të gabuara, ai e ka shndërruar sloganin e tij ‘Amerika në vend të parë’ në ‘Izraeli në vend rë parë’ dhe ka sakrifikuar ushtarët amerikanë për ambiciet e Izraelit të etur për pushtet”, tha Larixhani në një publikim në platformën Iks.
Ai tha se Tramp po “me gënjeshtratë reja përsëri riimponon çmimin e kultit ndaj personalitetit të tij mbi ushtarët dhe familjet amerikane".
"Sot, kombi iranian po mbron veten. Forcat e armatosura iraniane nuk filluan një pushtim", tha Larixhani.
Trampi dje deklaroi se që nga fillimi i sulmit ndaj Iranit më 28 shkurt, qindra objektiva në atë vend janë goditur dhe nëntë anije iraniane janë shkatërruar.
Në një video gjashtëminutëshe të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, presidenti amerikan deklaroi se misioni do të vazhdojë derisa të përmbushen të gjitha objektivat amerikane.
Tramp deklaroi se SHBA-ja shpreh keqardhje për vdekjen e tre ushtarëve të tyre që vdiqën në aksionin "Epski bes", se do të ketë më shumë, por dhe se Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre.
Ai gjithashtu tha se anëtarët e Gardës Revolucionare Iraniane që do të dorëzojnë armët do të kenë "imunitet të plotë", ndërsa ata që refuzojnë do të "përballen me vdekje të sigurt".
Duke iu drejtuar popullit iranian, Tramp përsëri u bëri thirrje atyre që ta shfrytëzojnë këtë moment, duke shtuar se e kishte mbajtur premtimin e tij për t'i ndihmuar ata dhe përsëriti se Iranit nuk duhet t'i lejohet të ketë aftësinë për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë veprimi ose armë bërthamore. rq/
Foto: EPA