Larixhani: Irani nuk do të negociojë me SHBA-në
- Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani deklaroi sot se Teherani nuk do të negociojë me SHBA-në.
Teheran, 2 mars 2026 (MIA) - Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani deklaroi sot se Teherani nuk do të negociojë me SHBA-në.
Pas informacioneve në mediat perëndimore në lidhje me kërkesën e Teheranit për negociata me Uashingtonin, Larixhani theksoi se Irani nuk do të negociojë me SHBA-në, transmetoi Tasnim.
Herët këtë mëngjes, "Vollstrit zhurnall" publikoi se Larixhani i kishte dërguar palës omaniane planet e tij për të vazhduar negociatat me SHBA-në.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, në një kohë kur po zhvilloheshin bisedime indirekte bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, të ndërmjetësuara nga Oman. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s