• недела, 22 март 2026

Larixhani: Irani nuk do të negociojë me SHBA-në

Larixhani: Irani nuk do të negociojë me SHBA-në

Teheran, 2 mars 2026 (MIA) - Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani deklaroi sot se Teherani nuk do të negociojë me SHBA-në.

Pas informacioneve në mediat perëndimore në lidhje me kërkesën e Teheranit për negociata me Uashingtonin, Larixhani theksoi se Irani nuk do të negociojë me SHBA-në, transmetoi Tasnim. 

Herët këtë mëngjes, "Vollstrit zhurnall" publikoi se Larixhani i kishte dërguar palës omaniane planet e tij për të vazhduar negociatat me SHBA-në.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, në një kohë kur po zhvilloheshin bisedime indirekte bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, të ndërmjetësuara nga Oman. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан