LAMM: Mjegulla në akset rrugore nga Tetova deri në fshatin Gajre
- Për shkak paraqitjes së mjegullës është vënë re ulje e dukshmërisë prej 40 metra në akset rrugore nga Tetova deri në fshatin Gajre, ndërsa komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerë dhe nëpër rrugë të lagështa.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Për shkak paraqitjes së mjegullës është vënë re ulje e dukshmërisë prej 40 metra në akset rrugore nga Tetova deri në fshatin Gajre, ndërsa komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerë dhe nëpër rrugë të lagështa.
Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/
Фото: МИА архива