• четврток, 25 декември 2025

Këshilli qendror i BDI-së: janë zgjedhur kryetarët e rinj të degëve lokale, Arta Bilalli Zendeli zëdhënëse e re

Këshilli qendror i BDI-së: janë zgjedhur kryetarët e rinj të degëve lokale, Arta Bilalli Zendeli zëdhënëse e re

Tetovë, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Vendime për strukturim të mëtutjeshëm në BDI, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve lokale dhe funksioneve partiake sonte në mbledhjen e Kryesisë së BDI-së, e para pas kongresit që u mbajt në fundjavë.

U miratua Rregullorja për punë të kryesisë së Këshillit qendror, si dhe vendime që shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së të jetë Faton Ahmeti, ndërsa zëdhënëse e partisë Arta Bilalli Zendeli.

"Këshilltar i kryetarit Ahmeti për marrëdhënie me SHBA-në do të jetë Shemsedin S. Bekiri. Në pajtim me dispozitat e statutit që e miratuam të shtunën, janë emëruar edhe kryetarët e degëve të BDI-së. Për Tetovën është emëruar Bajram Rexhepi, për Kumanovën Ridvan Asani, për Strugën Faton Pollozhani, për Gostivarin Valdet Xhaferi dhe për degën e Çairit, dr. Bujar Osmani", deklaroi pas mbledhjes zëdhënësja e re, Arta Bilalli Zendeli.

Ajo nuk i komentoi deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski dhe të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe për pohimin e Ali Ahmetit "se e ka shkatërruar Juugosllavinë". Mucunski tha se Ahmeti jeton në filin prej para 20 viteve, Filipçe se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë të shkatërrohet Maqedonia.

"Ne jemi në takimin e parë të kryesisë së Këshillit qendror dhe duke pasur parasysh atë që jemi të fokusuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të BDI-së, unë do të preferoja t'i lë ato përgjigje dhe reagime të Mucunskit dhe Filipçes atyre, nuk do të doja të komentoj", tha Bilalli Zendeli.

Një pjesë e punës së Kryesisë ishte diskutimi lidhur me organizimin e sekretariateve. ab/

foto: МIА, BDI,  

Остани поврзан