Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mbajë seancë me dyer të mbyllura për Iranin
- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë mëngjes do të mbajë seancë të mbyllur për Iranin.
Nju-Jork, 27 mars 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë mëngjes do të mbajë seancë të mbyllur për Iranin.
Takimin e kërkoi Rusia, e cila ngriti çështjen e sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj infrastrukturës civile në vend, deklaruan vonë mbrëmë dy diplomatë të KB-së, të cilët kërkuan anonimitet sepse seanca nuk është e hapur për publikun.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat momemnalisht mbajnë presidencën e KB-së, e caktuan takimin.
Foto: Arkivi