• четврток, 25 декември 2025

Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të emërojë ushtrues detyre në vendin e Kocevskit

Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të emërojë ushtrues detyre në vendin e Kocevskit

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publik sot në seancë duhet të caktojë ushtrues detyre të prokurorit publik pasi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski të martën dha dorëheqje të parevokueshme, pas së cilës Kuvendi ditën e njejtë konstatoi ndërprerjen e detyrës së tij.

Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik është caktuar në orën 11.

Ushtruesi i detyrës emërohet sipas nenit 25, paragrafi 4 i Ligjit për prokurorë publik, ndërsa caktohet nga radhët e prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyrën do ta kryejë deri në emërimin e një prokurori të ri shtetëror por jo më gjatë se gjashtë muaj.

Prokurorë Publikë në Prokurorinë Publike të RMV-së janë Anita Topolova Isajlovska, Ismail Dardhishta, Sonja Simovska, Ferat Elezi, Xhelal Bajrami, Elvin Veli, Lile Stefanova, Naum Panovski, Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski.

Ljupço Kocevski të mërkurën, ditën e njejtë kur Kuvendi duhej të debatojë për propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, në konferencë për shtyp njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme të detyrës. Kocevski në shpjegim theksoi se detyrën nga e cila largohet e ka kryer me nder dhe dinjitet, ndërsa dorëheqjen e ka dhënë për shkak të, "shpërfilljes së dukshme të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit".

Едногласно со 62 гласа „за“ Собранието го избра Љупчо Коцевски за нов државен јавен обвинител. Исто така едногласно, но со 63 гласа „за“ Собранието во рамките на 140-тата седница го избра и И

Dorëheqjen, siç tha, e jep për shkak të "mosrespektimit të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit", ndërsa propozimin për shkarkimin e tij e vlerësoi si vendim politik.

Kocevski në prokurori është nga viti 2008, kur u zgjodh prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar. Për prokuror publik shtetëror është zgjedhur më 18.01.2022 nga Këshilli i Prokurorëve Publik, ndërsa Kuvendi e emëroi më 13.02.2024.

Procedura ligjore për zgjedhjen e njeriut të parë të Prokurorisë Publike parashikon që ai duhet të jetë shtetas i Maqedonisë, në mënyrë aktive ta zotërojë gjuhën maqedonase, të ketë aftësi juridike, të ketë kryer studimet e juridikut dhe provimin e dhënë të jurisprudencës. Një kusht i veçantë për prokuror publik shtetëror është që kandidati të ketë stazh pune të pandërprerë prej të paktën 10 vjet si prokuror publik ose si gjyqtar nga fusha e të drejtës penale.

Prokurori i ri publik shtetëror duhet të zgjidhet pas shpalljes së publikuar nga Kuvendi. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e publikimit të njoftimit në Gazetën Zyrtare. Pas aplikimit të kandidatëve, Qeveria duhet të kërkojë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Këshilli i Prokurorëve Publik obligohet t'i përgatisë mendime të arsyetuara pozitive ose negative në formë të shkruar në afat prej 15 ditësh. Nëse Këshilli i prokurorëve publik për arsye të justifikuara  nuk i dorëzon mendim Qeverisë, afati vazhdohet edhe për 15 ditë. Nëse edhe pas këtij afati Këshilli nuk dorëzon mendim, konsiderohet se mendimi është pozitiv.

Në rast se Këshilli i prokurorëve publik nuk jep mendim për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të konfirmojë propozim për emërimin e prokurorit publik dhe do t'i propozojë Kuvendit të publikojë shpallje të re. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан