• четврток, 25 декември 2025

Kuvendi e filloi seancën e 75-të, një orë pauzë para se të votohet rendi i ditës

Kuvendi e filloi seancën e 75-të, një orë pauzë para se të votohet rendi i ditës

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi ka filluar punimet në kuadër të seancës së 75-të plenare. Seanca u ndërpre gjatë plotësimit të rendit të ditës me kërkesë të deputetëve nga E Majta për pauzë njëorëshe.

Në kuadër të seancës së 75-të në rend dite janë zgjedhja e ministrave të rinj për Çështje Evropiane dhe Mjedisin Jetësor.

Si pikë e parë e rendit të ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni ministër në Ministrinë për Çështje Evropiane. Për zëvendëskryeministër të ri dhe ministër për Çështje Evropiane është propozuar deputeti i tanishëm dhe ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor pasi Izet Mexhiti mori në funksionin e kryetarit të komunës në Komunën e Çairit i cili kryente funksionet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor. Për ministër të ri të Mjedisit Jetësor nga ana e Qeverisë është propozuar ish zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Në rend dite janë edhe Propozimi për emërimin e një anëtari jo ekzekutiv të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim ligji për ratifikimin e protokollit shtesë për zgjidhjen e kontesteve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Propozim Ligjin për Huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit "Rinovimi i parkut transportues vozitës" të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transport SHA Shkup, me procedurë të shkurtuar, Propozim Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, me procedurë të shkurtuar, dhe Propozim Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime për miratimin e programeve vjetore të disa institucioneve - Propozim-vendimi për miratimin e Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2026 dhe Propozim-vendimi për miratimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim për vitin 2026 të Agjencisë për Rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Strategjia fiskale e rishikuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026-2030. 

Foto: MIA

Остани поврзан