Kurti i ftoi kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës në takim të përbashkët
- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës në një takim që synon krijimin e institucioneve të Kosovës.
Prishtinë, 13 gusht 2026 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës në një takim që synon krijimin e institucioneve të Kosovës.
Ndryshe nga thirrjet e mëparshme, sipas mediave të Kosovës, këtë herë Kurti ka kërkuar një takim të përbashkët me Lumir Abixhikun e LDK-së, Bedrim Hamzën e PDK-së dhe Adrian Gjinin e Aleancës.
Kurti deri më tani ka zhvilluar katër takime me kreun e LDK-së, si dhe një takim me kryetarin e PDK-së, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar me sukses.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar të takohet me Kurtin.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u pezullua për herë të dytë të shtunën, më 8 gusht, me kërkesë të Kurtit, ndërsa afati kushtetues për konstituimin e kuvendit skadoi më 6 gusht. mb/
Foto: MIA